Sot janë bërë 20 vite nga rënia e Komandant Drinit-Ekrem Rexhës.
E në këtë përvjetor, djali i tij, Ekremi e ka kujtuar atë me fjalët më prekëse.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se po i dridhet dora teksa shkruan, djersitet e stresohet por sapo e sheh fotografinë e tij, i largohen të gjitha të këqijat.
Ai ka thënë se shpesh pyet veten se ku do ishin me të fizikisht, derisa pyet se në ditën e dasmës së tij, kush do të jetë aty për të?
Ai i ka thënë se në Kosovë disa po ndjekin para e disa pushtetin e në fund të dyja palët po përfundojnë në mjerim.
Postimi i tij i plotë:
Me dridhet dora teksa po shkruaj kete leter, me dhemb c’do pjese e trupit ne keto momente, djersitem, stresohem e molepsem, por sapo shikoj fotografine tende, si per çudi largohen te gjitha te keqijat qe me kaplojne.
20 vite nuk jane pak pa nje ze mashkulli ne shtepi, ndonese nuk na ka munguar.
Shpesh futem ne imagjinaten time dhe pyes veten ku do ishim ne sot me ty fizikisht baba?!
Baba…ç’fjale e mire, nuk e kisha thene shpesh me pare, por e kisha degjuar nga rrethi im!
Baba, eja shkojme ne mal, te shohim natyren…
Baba, me meso te ngas makinen…
Baba, kjo eshte vajza per te cilen flisja tere kohen…
Ahh, sa mire do ndjehesha po te kisha kujt te ja thoja!
Po ne diten e dasmen sime, kush do me inkurajoj ne dhomen e dhendrit? A do jesh aty, baba? A do besh kercimin ne çift me te dashuren nene, baba? Mu pergjigj baba…mu pergjigj te lutem…
Baba, si eshte atje lart? Jam i sigurte se shume me mire se ne kete toke te mjere, te ciles po i degjohen vuajtjet e dhimbjet ne gjith universin. Ca ndjekin para e ca ndjekin pushtet, e fundja te dy palet po perfundojne ne mjerim.
20 vite baba, ka 20 vite qe nuk u zbulua dora e atij qe shkrepin arme mbi ty.
C’duhet te beje qe te kthej perseri, se lotet nuk po kryejne pune?!
Me mungon
I biri yt Ekremi.