FOTO&VIDEO

Probleme me stomakun, momenti kur Erdogan ndërpret intervistën televizive dhe reagimi i gazetarit

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan të martën ndërpreu një intervistë të drejtpërdrejtë televizive përpara se të kthehej dhe të kërkonte falje, duke thënë se kishte probleme me stomak.

Sipas mediave të huaja, udhëheqësi 69-vjeçar turk të martën mbajti tri fjalime në fushatën elektorale para zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale më 14 maj.

Ai do ta mbyllte natën duke u shfaqur Live në një intervistë të përbashkët për Ulke TV dhe Kanal 7.

Megjithatë, paraqitja e tij televizive filloi më shumë se 90 minuta prapa kohës së paraparë dhe më pas u ndërpre në mes të një pyetjeje dhjetë minuta pas fillimit të intervistës.

Ndërsa gazetari që bënte pyetjet u ngrit nga karrigia kur u ndërpre transmetimi, një zë i paidentifikuar u dëgjua “jashtë kamerës”.

Më pas Erdogan u kthye rreth 15 minuta më vonë për të kërkuar falje.

“Dje dhe sot ishin ditë të vështira… Në një moment, pyesja veten nëse do të keqkuptohej nëse anulonim programin. Por ne premtuam. Kërkoj falje…”, ka thënë Erdogan.

Siç raportojnë mediat, fytyra e tij dukej e lodhur dhe sytë i dukeshin të përlotur ndërsa fliste.

Udhëheqësi turk më pas iu përgjigj disa pyetjeve të tjera përpara se të përfundonte transmetimin.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

5 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

10 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

24 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago