POLITIKE

Djali i Smajl Hajdaraj publikon letrën që ia la i ati para vrasjes: E dinte se do vritej

Djali i ish-deputetit të LDK-së Smajl Hajdaraj, Shpëtim Hajdaraj ka ndarë në rrjetet sociale një letër që babai i tij e kishte shkruar para vrasjes.

Ai ka thënë se e kishte parë babain e tij ta shkruante këtë letër dhe sipas tij, e dinte që do të vritej. Kjo letër ka shkruar Shpëtim Hajdaraj ishte një lloj testamenti.

“Këtë letër (dorëshkrim) e ka shkruar Smajl Hajdaraj (babai im). Para më shumë se 21 viteve. Rreth 1 muaj (dhjetor 2001) para vrasjes së tij.E kam parë me sytë e mi duke e shkruar. Ma vonë e kam kuptuar se ai e dinte se do të vritej , prandaj e ka shkruar këtë letër – testament. Nuk u dorëzua”, ka shkruar ai.

“E vranë , por s’mujten as me e frikësu e as me e shantazhu. As me i dalë përballë , e as me e mundë me argumente”, ka vazhduar ai sipër letrës së publikuar.

Hajdaraj ka thënë se babain e tij deshën ta njollosnin. Ai i ka bërë thirrje vrasësve të babait të tij që të mblidhen bashkë me të për t’i peshuar argumentet.

“ As me të kaluarën e paraardhësve , e as të tij. Keni tentu me njollosë , propagandu e shpifë kundër tij , por kur të doni mblidhuni të gjithë ju vrasës e po i peshojmë kontributet-me argumente. Në këtë vend ka ndodhë saktë ashtu siç ka shkruar F.S.Noli para 100 viteve : “Këtu , si me magji , brenda natës tradhëtari bëhet patriot , e patrioti tradhëtar”. Sa herë vritej dikush nga kolegët e tij paraprakisht , thonte-citoj “a thu cili e kemi radhën tani”. Analizojeni se çka ka thënë para 21 viteve, dhe kuptojeni kontekstin e sotëm”, ka shkruar në fund ai.

Letra origjinale e transkriptuar:

Mendim

Edhe pse fillimi i luftës çlirimtare më gjeti udhëheqës partiak (Kryetar i LDK-së për Rugovë) nuk jam hamendur fare por me tërë potencialin tim politik dhe autoritativ i jam bashkangjitur luftës së shenjtë çlirimtare. Kështu ndodhi edhe me një pjesë të aktivistëve të LDK-së dhe me pjesën më të madhe të anëtarësisë. Që nga fillimi i veprimit të Shtabit Rajonal të Rugovës (komandant i të cilit isha deri më 14 janar 1999) e deri me ranjën e Rugovës si teritor (me 21 prill 1999) Rugova dhe Rugovasit bënë një luftë karakteristike dhe shumë përmbajtësore: a) Teritori i Rugovës u mbajt teritor i lirë (Rugova ra me 21 prill 1999) b) Gjatë tërë kohës bëmë pranimin, strehimin dhe përcjelljen e dhjetëra mijëra të ikurve nga zona e Rrafshit të Dukagjinit. c) Bëmë pranimin ,strehimin dhe sistemimin e ushtarëve të përzënë nga Rrafshi i Dukagjinit. Pjesa më e madhe e tyre kërkuan përcjelljen gjë të cilën ua kemi mundësuar. d) Teritori i Rugovës dhe ushtria e saj u vunë në shërbim të përhershëm për kalimin dhe furnizimin e zonave të Kosovës me armatim dhe municion të domosdoshëm.

Mendoj se këto të vërteta dhe këto punë nuk duhet të harrohen nga askush , e aq më parë nga hierarkia ushtarake e UÇK-së. Vlen te theksoj se organizimin ushtarak dhe luftën e mirëfilltë gjithnjë e ka penguar një grup që për koncept ushtarak e kishin konceptin jashtëinstitucional. Ushtrinë çlirimtare donin ta familjarizojnë, ta privatizojnë dhe shfrytëzojnë për interesa karieriste dhe thjeshtë personale. Këtë e ka dëshmuar edhe koha. Lufta e tyre më e madhe ishte kundër atyre pak institucioneve të krijuara dhe ndaj pjesëtarëve të LDK-së (lexo shumica rugovase). Më në fund. Jam tepër i emocionuar për lirinë e fituar dhe njëherit bëj apel që të angazhohemi të gjithë së bashku për ndërtimin e Pavarësisë së Kosovës-qëllim yni i tanishëm.

Ismail Hajdaraj ish Kom. i Shtabit Rajonal të UÇK-së për Rugovë


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Garda Revolucionare e Iranit: Trumpi le t’i dërgojë anijet e tij në Gjirin Persik po guxoi!

Zëdhënësi i Gardës Revolucionare (IRGC), Ali Mohammad Naini, hodhi poshtë pretendimet e SHBA-ve se aftësitë…

5 orë ago
  • BREAKING NEWS

Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëheqësi i ri suprem i Iranit dërgohet në Moskë për kurim

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, thuhet se është dërguar fshehurazi në Moskë…

8 orë ago
  • BREAKING NEWS

Lideri i ri iranian dërgohet në Moskë pas plagosjes në sulmin ajror

Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, i cili mori detyrën pas…

10 orë ago
  • BOTA

U raportua se është vrarë, shfaqet Netanyahu: Po vdes vetëm për kafe

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…

12 orë ago
  • KRYESORE

Ligji për gjuhën shqipe në Kushtetuese, Pendarovski: Problem i madh nëse shfuqizohet

Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…

12 orë ago
  • KRYESORE

Pentagoni identifikon gjashtë pilotët e vrarë në rrëzimin e aeroplanit në Irak

Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…

18 orë ago