Djali i Ukshin Hotit e quan “zagar” Gashin, i kërkon Kurtit ta shkarkojë

I biri i atdhetarit Ukshin Hotit dhe njëkohësisht anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Andin Hoti, përmes një shkrimi në Facebook, i është drejtuar kryeministrit të qeverisë në detyrë, Albin Kurtit, ta shkarkojë këshilltarin e tij, Shkëlzen Gashin dhe që me të të merret prokuroria.

E kjo sepse Gashi në Frontal të T7, tha se raporti i Dick Martyt flet për krimet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që kjo organizatë i ka kryer ndaj civilëve serbë, sipas Gashit.

Gashi pretendon se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka kryer krime lufte. E gjithashtu sipas tij, krime kanë kryer edhe individë të mllefosur për shkak se atyre u është bërë padrejtësi nga Serbia.

Hoti thotë se pa marrë parasysh mendimeve të kundërta politike, asnjëherë nuk ka menduar se në mesin e Vetëvendosjes ekziston një anti-shqiptarizëm.

Postimi i plotë i Hotit:

TË LUTEM KRYEMINISTER ALBIN KURTI,

Jo si anëtar i ndonjë partie politike, por si djali i një Heroi të Kosoves, apo si djali i Ideologut tënd (kështu ke deklaruar) Ukshin Hotit , si nip i një Dëshmori të Kombit nga rradhet e UÇK-së, si djali axhes i një tjetër Ushtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosoves, si nip i disa Ushtarëve të UÇK-së, si djalë i 2 të burgosurve politik, si nip i një të burgosuri politik, por gjithashtu si një djalë i rritur në sakrificat më të rënda përballë Serbisë, PO TË LUTEM:

SHKARKOJE KËTË ZAGAR!

Dhe jo vetëm! Të lutem dërgoje në Prokurori.

Pavarësisht mendimeve tona politike, që mund të jenë të kundërta, asnjëherë nuk e kam menduar një anti-shqiptarizëm tek ju, e as nuk dua ta mendoj! Të lutem