POLITIKE

Haradinaj nuk tregon kriteret si u ndanë 70 mijë euro për 4 persona të ftuar nga Specialja

Ndarja e mjeteve financiare për pensionistët, veteranët dhe kategori të tjera, ka mbledhur kabinetin qeveritar tre muaj pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ky i fundit nuk ka dhënë detaje se si është bërë ndarja e 70 mijë eurove nga buxheti i shtetit për 4 ish-eprorë të UÇK-së, të ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale, raporton KTV.

KTV-ja ka raportuar javën e kaluar se këto mjete financiare ishin ndarë me dy vendime të ekzekutivit më 5 shkurt dhe 19 mars, siç shkruhet “përkrahje financiare për personat e akuzuar potencialë në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara”.

Sami Lushtakut i janë ndarë 9,187 euro, ndërsa Mahir Hasanit 6,991 euro.

Qeveria e kishte mbështetur financiarisht edhe Sylejman Selimin me 13,822 euro.

Ndërsa, shuma prej 40 mijë eurosh, ishte ndarë për Lahi Brahimajn, dajë i kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj.

Ndërkaq, për arrestimet e mundshme nga Specialja, Haradinaj ka thënë se nuk ka informacione të tilla.

Në vitin 2015, Kosova ka miratuar Ligjin për mbështetjen financiare të individëve që akuzohen, por që në emër të ligjit dhe nenit 1, përfshin edhe fjalën ‘potencial’.

Pavarësisht kësaj, në dy nenet pasuese, atë 2 dhe 3, që i referohen fushëveprimit dhe mbrojtjes juridike, saktësohet se nga i njëjti, asistencë financiare përfitojnë vetëm të akuzuarit, e jo të dyshuarit apo dëshmitarët.

Për Qeverinë e ardhshme, Haradinaj ka thënë se do të ishte gabim kapital politik heqja e taksës dhe zëvendësimi e saj me reciprocitet.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

6 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

21 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago