FOTO&VIDEO

Djali shqiptar në kampin e ISIS, Rama: Situata shumë e komplikuar, kam komunikuar edhe me babanë e tij

Konferencën për shtyp këtë të premte, Edi Rama e nisi me rastin e një djali të bllokuar në një kamp sirian ku strehohen gra dhe fëmijë të personave të lidhur me ISIS.

Rama u shpreh se kjo nuk është një çështje ambasadash, kjo është një situatë shumë më e komplikuar. Kryeministri theksoi se këtë ia ka sqaruar edhe babait të djalit.

“Unë nuk e kam ndjekur, por më ka lënë të kuptohet se çështja e djalit të mitur është një çështje vullneti nga ana jonë apo e ambasadorit. Kjo është e pavërtetë. E vërteta është se prej disa kohësh unë kam nxjerr një urdhër, të cilin nuk mund ta ndaj për publikun, lidhur me personat që gjenden në atë territor si pasojë e përfshirjes së burrave në një luftë për të tjerë në funksion të organizatës terroriste të ISIS. Shqetësimi ynë ka qenë i lidhur me nevojën për të aksesuar në këto kampe ku ka edhe një numër grash dhe fëmijësh. Në bashkëpunim edhe me partnerët amerikanë, ne kemi zhvilluar një proces të tërë identifikimi. Disponojmë të dhëna mbi identitetin e shumë personave, por e përsëris, janë të dhëna shumë sensitive. Tërheqja e tyre nga ato kampe nuk bëhet as me ambasada dhe as me ambasadorë sepse i gjithë procesi është tejet i komplikuar. Kemi një plan të tërë veprimi të rakorduar me partnerët tanë kryesorë, ka një sërë grupesh të përfshira në këtë proces. Dua t’iu them të gjithëve se po të ishte një çështje ambasadash apo ambasadorësh edhe vende të tjera do të kishin tërhequr individët. Kam komunikuar edhe me babanë e djalit dhe i kam sqaruar se kjo çështje nuk varet nga ne”, tha Rama.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

5 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

9 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

11 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago