Presidenti i Malit të Zi, Milo Djukanovic, ka kritikuar ashpër qeverinë e Zdravko Krivokapic që po lëkundet se veprojnë në kundërshti me interesat e Malit të Zi dhe për interesat e shteteve tjera, Serbisë dhe Rusisë. Ai shtoi se trajtimi që po i bëhet Malit të Zi nga Perëndimi nuk është tjetër përveç qortim si për “një nxënës belaxhi”.
Presidenti malazez Djukanovic në konventën e partisë së tij politike të mbajtur në Mojkovac të enjten mbrëma ishte shumë i ashpër në fjalimin e tij ndaj qeverisë jo stabile të Malit të Zi. Ai tha se kjo qeveri ka sjellë me veprimtarinë e saj në mëdyshje rrugëtimin e Malit të Zi drejt Europës dhe dëshmi është raporti i Komisionit Europian.
“Ai raport i Komisionit Europian nuk mund të lexohet ndryshe përveç sikur qortimi që mësuesja i bën nxënësit në klasë të parë të fillores – në qoshe atje, kthehu nga muri dhe hesht deri të bie zilja” ironizoi presidenti Djukanovic.
Përveç talljeve Djukanovic pati edhe akuza të ashpra për qeverinë malazeze të Krivokapic, e cila sipas tij në vend se t’i shërbej vendit të vet, i shërben një tjetre.
“Ajo i shërben interesave serbomëdhenj në Mal të Zi. Kjo është një qeveri që në vend të shërbejë NATO’s dhe Bashkimit Europian, i ka shërbyer interesave gjeopolitik të Rusisë. Në vend se t’i shërbejë një Mali të Zi multietnik dhe me liri fetare dhe të dëshmojë këtë me kujdes për secilën bashkësi barabartë, ajo realisht i shërben vetëm njërës. Asaj që po shkatërron harmoninë multikulturore si vlerë në Mal të Zi” tha Djukanovic duke ju referuar jo për herë të parë ndikimit përçarës të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…