POLITIKE

Do arrestonte Netanyahun, Gjykata Penale Ndërkombëtare fillon hetimin për kryeprokurorin

Gjykata Penale Ndërkombëtare është prekur nga një skandal i rëndë. Organi qeverisës i kësaj Gjykate do të nisë një hetim të jashtëm ndaj kryeprokurorit të saj Karim Khan lidhur me sjellje të pahijshme seksuale. Lajmi është konfirmuar nga dy burime ekskluzive për Agjencinë e Lajmeve Reuters.

Khanit i është kërkuar tashmë me anë të një dokumenti të brendshëm të shpërndarë në shtetet anëtare që të tërhiqet përkohësisht nga roli i tij në Gjykatën e Përhershme Botërore të Krimeve të Luftës, me qendër në Hagë, ndërkohë që hetimet janë në vazhdim. Dokumenti pa datë dhe i panënshkruar, i parë nga Reuters, u shpërnda në shtetet anëtare nga stafi i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, shkruan A2 CNN.

Zyra e Khan i referoi pyetjet avokatit të tij dhe telefonatat dhe kërkesat e përsëritura për koment dërguar avokatëve të tij mbetën pa përgjigje. Khan ka mohuar akuzat për sjellje të pahijshme që iu raportuan organit drejtues të gjykatës muajin e kaluar. Në atë kohë ai kërkoi nga organi i brendshëm mbikëqyrës i gjykatës që t’i hetojë ato.

Reuters thekson se një hetim i jashtëm u ra dakord të kryhej pas një takimi të enjten të një grupi kryesor të organit drejtues të gjykatës, Asamblesë së Shteteve Palë. Gjykatësit e ICC-së janë duke shqyrtuar një kërkesë që Khan bëri në maj për urdhër-arrest kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, shefit të tij të mbrojtjes dhe liderëve të Hamasit. Khan ka thënë se akuzat për sjellje të pahijshme përkonin me një fushatë dezinformimi kundër zyrës së tij.

Një burim i njohur me këtë çështje tha për Reuters se viktima e supozuar në rastin Khan nuk ka besim në pavarësinë e organit të brendshëm të gjykatës, kreu i ardhshëm i së cilës është një ish-anëtar i stafit të Khan, sepse detajet e raporteve për të në lidhje me sjelljen e supozuar u zbuluan.

Dokumenti tregon gjithashtu se presioni po rritet mbi Khan që të tërhiqet përkohësisht dhe të lejojë që një nga zëvendësprokurorët e tij të marrë përsipër ndërkohë që hetimi të zhvillohet.

ICC është një gjykatë e përhershme që mund të ndjekë penalisht individë për krime lufte, krime kundër njerëzimit, gjenocid dhe krim agresioni në shtetet anëtare ose nga shtetasit e tyre. Organi drejtues i tij mban mbledhjen e tij vjetore në fillim të muajit të ardhshëm.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

8 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

18 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

22 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

22 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago