“Do flas, por në kohën e duhur”, Braverman reagon për herë t parë pas shkarkimit

Ish-Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman u shkarkua paraditen e sotme nga Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak.

Nuk ka vonuar shumë dhe kanë ardhur fjalët e para të Braverman, e cila shprehet se ka qenë një privilegj i madh që ka shërbyer si Sekretare e Brendshme.

“Ka qenë privilegj i madh i jetës sime të shërbej si sekretare e Brendshme. Do të kem më shumë për të thënë, por në kohën e duhur”, u shpreh Braverman.

Kujtojmë se kjo është hera e dytë që Braverman humbet punën e sekretares së brendshme, pasi ajo dha dorëheqjen nga qeveria e Liz Truss duke thyer Kodin Ministror.

Sunak e riemëroi atë më pak se një javë më vonë, kur mori detyrën si Kryeministre.