Irani ka bërë një paralajmërim të drejtpërdrejtë për fqinjët e tij në rajon, se nëse SHBA përdor bazat ushtarake në vendet përreth për të bombarduar Iranin, atëherë kjo do të ishte një akt armiqësie ndaj republikës islamike.
Paralajmërimi vjen në një moment kur Irani duket se është i gatshëm të rifillojë bisedimet për armët bërthamore me Shtetet e Bashkuara, citojnë burime diplomatike për Reuters. Megjithëse Irani ka refuzuar kërkesën e presidentit të SHBA-së, Donald Trump për bisedime të drejtpërdrejta, ai dëshiron të vazhdojë negociatat indirekte përmes Omanit, tha zyrtari, i cili foli për Reuters.
“Bisedimet indirekte ofrojnë një shans për të vlerësuar seriozitetin e Uashingtonit për një zgjidhje politike me Iranin,” tha zyrtari. Edhe pse kjo rrugë mund të jetë e vështirë, bisedime të tilla mund të fillojnë së shpejti nëse mesazhet e SHBA-së e mbështesin atë, tha zyrtari.
Irani ka bërë kërëcënime direkte për Irakun, Kuvajtin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin, Turqinë dhe Bahreinin se çdo mbështetje për një sulm të SHBA-së ndaj Iranit, duke përfshirë përdorimin e hapësirës ajrore ose territorit të tyre nga ushtria amerikane gjatë një sulmi, do të konsiderohej një akt armiqësie, tha zyrtari. Një akt i tillë “do të ketë pasoja të rënda për ta”, tha zyrtari, duke shtuar se Udhëheqësi Suprem Ayatollah Ali Khamenei i kishte vendosur forcat e armatosura të Iranit në gatishmëri të lartë.
Paralajmërimet e Trump për veprime ushtarake kundër Iranit kanë tronditur nervat tashmë të tensionuara në të gjithë rajonin pas luftës së hapur në Gaza dhe Liban, sulmeve ushtarake në Jemen, një ndryshimi të udhëheqjes në Siri dhe shkëmbimeve të raketave izraelito-iranian.
Shqetësimet për një luftë më të gjerë rajonal kanë trazuar shtetet rreth Gjirit, një rajon që kufizuar nga njëra anë me Iranin dhe nga ana tjetër me monarkitë arabe aleate të SHBA-së që mbart një pjesë të konsiderueshme të furnizimeve globale të naftës.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…