LAJME

“Do marrim masa!” Ç’ndodhi me Parashqevi Simakun në spital? Iliriani paralajmëron dy infermieret shqiptare

Elton Iliriani ka zbuluar sot gjendjen e këngëtares pas shtrimit në spitalin psikiatrik.

Ai është shprehur se ai e ka takuar atë në spital dhe gjendja është shumë më mirë, në krahasim me ditën kur është paraqitur.

Por ai ka treguar se dy infermiere me origjinë shqiptare e kanë takuar atë në spital, me dashamirësi por pa lejen e familjarëve, duke u bërë thirrje që kjo të mos ndodhë më.

“Sapo kam dalë nga një takim me Parashqevi Simakun në spital dhe ajo ishte shumë më mirë se herët e tjera dhe vihet re ndryshimi i saj. Nuk është se është në momentin e saj më të mirë dhe çdo gjë do të jetë më mirë kur të lerë spital, por në krahasim me ditën e parë kur u paraqit në spital ajo është shumë më mirë.

Për arsye që janë të kuptueshme, unë nuk kam ndarë me ju vendndodhjen e saj sepse familja ka zgjedhur që kjo është konfidenciale. Ajo më tha se dy infermiere me origjinë shqiptare e kanë takuar… më tha se ishin shumë pozitive dhe kishin dëshirë për ta ndihmuar, por kur fola me familjarët e saj të ngushtë ata nuk i aprovojnë këto vizita, për të ruajtur privatësinë e saj.

U bëj thirrje dy zonjave që të mos e takojnë më, dhe nga tani vizitat do të kontrollohen nga familjarët sepse është një shkelje e privatësisë së pacientit. E përsëris që Parashqevia më tha se takimi ishte dashamirës, por familjarët nuk i pranojnë. Nëse doni ta takoni duhet të kërkoni leje nga familjarët, djalit të saj, vëllait, nipit dhe mbesës. Në rast të kundërt do të marrim masa, dhe nuk do doja të kishim përplasje ligjore. Nuk do doja të isha në mes të kësaj situate, janë familjarët që vendosin dhe ne duhet t’i respektojmë ata. Këto janë çështje me shumë zarar dhe mund t’ju kushtojnë shumë.

Ta mbyllim me diçka pozitive, Parashqevia po bëhet mirë dhe kam besim që për pak javë mund t’i kthehet jetës në shtëpi dhe gradualisht të rehabilitohet. Gradualisht aty do më lindë dhe mua puna që bashkë me të të bëjmë një art të jashtëzakonshëm bashkë”, u shpreh ai


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

18 minuta ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

29 minuta ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

4 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

5 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

7 orë ago