KRYESORE

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën Administratën Trump

Rikthimi i Donald Trumpit në pushtet, qasja që do të ketë ndaj rajonit dhe Kosovës në veçanti, gatishmëria e tij për të çuar drejt një zgjidhjeje përfundimtare mes Prishtinës dhe Beogradit, apo mundësia e rikthimit të idesë së korrigjimit të kufijve në tryezë. Për të gjithë këto çështje është deklaruar ish-këshilltari i Trumpit për sigurinë në mandatin e parë, John Bolton.

Sipas tij, njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë nën Administratën Trump është e mundur.

“Mendoj se kjo është e mundur. Nëse ai do ta shihte këtë si diçka nga e cila mund të marrë merita, mendoj se do t’i kushtonte vëmendje menjëherë. Ky është një problem shumë kompleks dhe kjo zakonisht nuk e tërheq atë, por mendoj se do të tërhiqet nga çështjet e sigurisë në Evropën Lindore në përgjithësi për shkak të luftës në Ukrainë… Është një moment i mirë për të zgjidhur sa më shumë mosmarrëveshje të vjetra”, është shprehur ai për “A2CNN”.

Bolton tutje ka përmendur edhe korrigjimin e kufijve, që sipas tij ishte sugjeruar më parë nga ish-kryeministri britanik Tony Blair, por që nuk ka funksionuar.

I pyetur nëse do të kishte funksionuar tani si zgjidhje, ai ka thënë se kjo do të kërkonte vendosmëri politike nga të dyja palët.

“Vetë unë jam përfshirë, me sugjerimin e ish-kryeministrit britanik Tony Blair për korrigjim të kufijve për të parë se çfarë mund të arrihej. Ishim optimistë, por fatkeqësisht nuk funksionoi. Për shkak të historisë në këtë rajon, duhet të afrohemi me sy të hapur. Siç thashë, nuk mendoj se ushtrimi i presionit do të funksionojë, dhe kur aktorë të pavarur ose, edhe më keq, njerëz që veprojnë në shërbim të qeverive për të shkaktuar dhunë, vetëm do ta bëjnë shumë më të vështirë zgjidhjen e situatës. Natyrisht, çdo rregullim territorial duhet të ketë pëlqimin e plotë të të dyja palëve, Serbisë dhe Kosovës. Nëse njëra palë pranon dhe tjetra jo, atëherë nuk keni marrëveshje. Kjo është e vështirë. Kërkon vendosmëri politike nga të dyja palët dhe ka shkaktuar shqetësim në pjesë të tjera të Ballkanit. Disa thonë se nëse ka një rregullim territorial midis Serbisë dhe Kosovës, mund të ketë edhe në zona të tjera. Unë nuk mendoj se ky është një shqetësim legjitim. Siç thashë, çdo palë duhet të bjerë dakord përpara se të ndodhin rregullime territoriale. Dhe vetëm sepse ndodh midis Serbisë dhe Kosovës nuk do të thotë që duhet të ndodhë edhe diku tjetër. Kështu që mendoj se është mjaft e vështirë të arrihet një marrëveshje vetëm midis Serbisë dhe Kosovës, pa përfshirë gjithë Ballkanin dhe bërë gjërat më të komplikuara”, ka thënë ai.

Bolton më tej ka thënë se Trumpi mund ta shoh si mundësi rikthimin e këtij propozimi në tryezë.

“Mendoj se, duke pasur parasysh familjaritetin e tij me këtë çështje në fund të mandatit të tij të parë, ai mund ta shohë këtë si mundësi; tani që sapo është inauguruar, mund t’i japë një kredibilitet të ri. Nuk është afër fundit të mandatit, por është në fillim të tij. Prandaj, mendoj se nëse ai përfshihet, mundësitë për një zgjidhje janë më të mëdha. Nëse nuk përfshihet, atëherë, natyrisht, pasiguria do të vazhdojë”, ka thënë ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

4 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

8 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

18 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

19 orë ago