LAJME

“Do merrja plumbin për të”… Ndahet nga jeta agjenti i Shërbimit Sekret që u hodh për të shpëtuar Kennedy-n

Clint Hill, agjenti i Shërbimit Sekret Amerikan i cili u hodh mbi limuzinën e John F. Kennedy-t gjatë atentatit në Dallas, u nda nga jeta në moshën 93-vjeçare, shkruan A2 CNN. Hill, i cili më vonë u bë një autor bestseller, u përball për dekada me ndjenjën e fajit për vrasjen e presidentit Kennedy. Ai ndërroi jetë të premten në shtëpinë e tij në Kaliforni, sipas një deklarate të lëshuar nga publicisti i tij.

Më 22 nëntor 1963, Hill ishte caktuar për të mbrojtur bashkëshorten e presidentit, Jacqueline Kennedy. Ai po udhëtonte në një makinë pas limuzinës presidenciale kur u dëgjua e shtëna e parë.

Pa humbur kohë, ai vrapoi drejt makinës së presidentit dhe u përpoq të hipte mbi pjesën e pasme të saj, ndërkohë që të shtënat vazhdonin. Ky moment dramatik u kap nga xhirimi i famshëm amator i Abraham Zapruder, i cili mbetet një nga dëshmitë më të qarta të atentatit.

Hill, i lindur në Dakotën e Veriut, shërbeu në ushtri përpara se të bashkohej me Shërbimin Sekret në vitin 1958. Për veprimet e tij heroike në Dallas, ai u nderua me një çmim dhe arriti deri në postin e nëndrejtorit të Shërbimit Sekret.

“Do merrja plumbin për të”... Ndahet nga jeta agjenti i“Do merrja plumbin për të”... Ndahet nga jeta agjenti i

Megjithatë, trauma që përjetoi gjatë atentatit e shtyu të largohej herët nga agjencia, duke u dalë në pension në vitin 1975, në moshën 43-vjeçare. Hill ishte i bindur se mund të kishte shpëtuar jetën e presidentit dhe shpesh shprehte ndjenjën e fajit për atë që ndodhi.

“Nëse do të kisha reaguar një sekondë më shpejt, ndoshta nuk do të isha këtu sot”, tha ai në një intervistë për CBS 60 Minutes. Kur u pyet nëse do të kishte marrë plumbin në vend të presidentit, ai u përgjigj: “Po, do të kisha pranuar pa asnjë hezitim”.

Ndikimi i ngjarjes e ndoqi gjatë gjithë jetës, por ai mbetet një nga figurat më të njohura të atij momenti tragjik në historinë amerikane.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

“Ta mposhtim çdo armik të Amerikës”: Mesazhi i presidentit Trump për kadetët, përfshirë edhe ata nga Kosova

Në ceremoninë solemne të diplomimit në akademinë prestigjoze ushtarake “West Point” në New York, presidenti…

2 orë ago

Shqipëria dominoi Serbinë, por fati mungoi – barazim pa gola në “Air Albania”

Shqipëria ka marrë vetëm një pikë përballë Serbisë, pasi ndeshja që u zhvillua në kuadër…

2 orë ago

Ukrainasit publikojnë pamje të reja të sulmit kundër bombarduesve rus

Siguria Ukrainase (SBU) ka publikuar pamje të reja nga operacioni “Rrjeti i Merimangës”, ku shfaqet…

7 orë ago

Ndihmësi i Trumpit sulmon Elon Musk: Emigrant i paligjshëm, do vetëm lekë!

Në fillimin e presidencës së dytë Trump, një nga ndihmësit e ngushtë të tij, Steve…

8 orë ago

Ukrainasit nuk ndalen, rrëzojnë avionin luftarak rus Sukhoi në Kursk

Një javë pasi Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës kreu një sulm të madh me dronë…

9 orë ago

Qorrolli: Populli ynë “kurban” ka zgjedhur vet kasapin me zgjedhjet e fundit – tash t’i durojnë rritjen e tarifave

Adem Qorrolli, ekspert i ekonomisë, ka qenë shumë i ashpër me Qeverinë për mosreagimin konkret…

11 orë ago