POLITIKE

Macron pas takimit me Trump: Armëpushimi në Ukrainë brenda pak javësh

Një armëpushim midis Ukrainës dhe Rusisë mund të arrihet në javët e ardhshme. Kështu deklaroi presidenti francez Emmanuel Macron gjatë një interviste për Fox Neës në Uashington pas bisedimeve me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Në përvjetorin e tretë të pushtimit rus, Macron u shpreh se çdo marrëveshje paqeje në Ukrainë “nuk duhet të jetë një dorëzim i Ukrainës” dhe duhet të mbështetet nga garancitë e sigurisë. Sipas tij ardhja e Trump për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë ndryshoi rregullat e lojës, shkruan A2 CNN.

Lideri francez tha se besonte që ishte e mundur të flitej për një armëpushim në luftë dhe fillimin e negociatave për një paqe të qëndrueshme brenda javësh.

Macron tha se kishte folur me 30 liderë dhe aleatë të tjerë evropianë dhe shumë prej tyre ishin të gatshëm të ishin pjesë e garancive të sigurisë për Ukrainën.

Ai tha se po punonte me kryeministrin britanik Sir Keir Starmer mbi një propozim për të dërguar trupa në rajon.

“Të mos shkojmë në vijën e parë, të mos shkojmë në konfrontim, por të jemi në disa vende, të përcaktuara nga traktati, si një prani për të ruajtur këtë paqe dhe besueshmërinë tonë kolektive me mbështetjen e SHBA-së”, tha Macron.

Negociatat për përfundimin e luftimeve, shtoi ai, do të mbulojnë “garancitë e sigurisë, tokën dhe territoret”.

Presidenti amerikan, i cili sugjeroi se lufta mund të përfundonte “brenda javësh”, këmbënguli që Evropa të merrte përsipër koston dhe barrën e çdo marrëveshjeje paqeruajtëse për Ukrainën.

Por sipas Macron, një nga mënyrat më të mira për të siguruar një angazhim të SHBA-së ndaj sovranitetit të Ukrainës, tha ai, do të ishte përmes një marrëveshjeje për mineralet kritike, që aktualisht po negociohet nga Uashingtoni dhe Kievi.

Në një shenjë të mëtejshme të ndryshimit të Uashingtonit në skenën globale, një rezolutë e hartuar nga SHBA, e cila miratoi një qëndrim neutral ndaj konfliktit, u miratua nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Ai u mbështet nga Rusia, por Franca dhe Britania e Madhe abstenuan.

Në një konferencë të përbashkët shtypi pas takimit të tij me Macron të hënën, Trump nuk përmendi garancitë e sigurisë, por tha se kostoja dhe barra e sigurimit të paqes në Ukrainë duhet të paguhet nga vendet evropiane dhe jo vetëm SHBA.

Macron u përgjigj se Evropa e kuptonte nevojën për të “ndarë në mënyrë më të drejtë barrën e sigurisë”.

Trump tha se donte një armëpushim sa më shpejt të ishte e mundur, duke shtuar se ai do të vizitonte Rusinë për të takuar presidentin Vladimir Putin pasi të ishte rënë dakord.

Macron nga ana e tij foli për një armëpushim dhe më pas një marrëveshje më të gjerë paqeje që do të përfshinte garanci të qarta për mbrojtjen afatgjatë të Ukrainës.

“Ne duam paqen e shpejtë, por nuk duam një marrëveshje që është e dobët,” tha ai.

Megjithatë, të dy liderët ranë dakord që çdo marrëveshje paqeje duhet të përfshijë vendosjen e forcave paqeruajtëse evropiane në Ukrainë. Ky sugjerim është hedhur poshtë plotësisht nga Rusia.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

2 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

12 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

15 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

16 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

23 orë ago