POLITIKE

“Do ta kthejmë në ferr Lindjen e Mesme”, Trump ultimatum Hamasit: Ktheni pengjet brenda 20 janarit

Lindja e Mesme do të jetë një ferr i vërtetë, nëse brenda 20 Janarit, Hamasi nuk kthen të gjithë pengjet. Është ky kërcënimi i drejtpërdrejt që ka bërë Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili do të marrë detyrën më 20 Janar të vitit 2025.

“[Nëse] pengjet nuk lirohen përpara 20 janarit 2025, datë kur unëmarr me krenari detyrën si President i Shteteve të Bashkuara, do të jetë gjithë ferri për të paguar në Lindjen e Mesme dhe për ata që janë përgjegjës që i kanë kryer këto mizori kundër njerëzimit”, shkroi Trump.

Më tej ai shtoi se, “Ata që janë përgjegjës do të goditen më fort se kushdo është goditur në historinë e gjatë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Reagimi i Donald Trump vjen pak minuta pas konfirmimit nga Hamas për vrasjen e 33 pengjeve izraelite në 14 muaj lufte midis grupit militant palestinez dhe Izraelit në enklavë, pa dhënë kombësitë e tyre.

Hamasi shtoi se pengje të tjerë ishin zhdukur. “Me vazhdimin e luftës suaj të çmendur”, tha Hamasi në një deklaratë drejtuar Izraelit, “ju mund të humbni pengjet tuaja përgjithmonë. Bëni atë që duhet të bëni para se të jetë tepër vonë”.

Hamasi pak më vonë publikoi një video ku thuhej se jepte të dhënat se kur dhe si ishin vrarë pengjet, duke fajësuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për fatin e tyre.

Ushtria izraelite nuk komentoi për këtë fakt. Hamasi ka bërë thirrje për përfundimin e luftës dhe tërheqjen totale të Izraelit nga Gaza, si pjesë e çdo marrëveshjeje për lirimin e pengjeve të mbetura.

Netanyahu ka thënë se lufta do të vazhdojë derisa Hamasi të çrrënjoset dhe të mos përbëjë më kërcënim për Izraelin.

Gjatë sulmit të tyre vdekjeprurës të vitit 2023 ndaj Izraelit, militantët e udhëhequr nga Hamasi kapën më shumë se 250 persona, sipas të dhënave izraelite, duke përfshirë shtetas të dyfishtë izraelito-amerikanë.

Rreth gjysma e 101 pengjeve të huaj dhe izraelitë të mbajtur ende të pakomunikuar në Gaza besohet se janë gjallë.

Ndërkohë ushtria izraelite ka bërë të ditur se ka nisur një valë sulmesh, duke goditur gjashtë fshatra në Libanin jugor, në përgjigje të sulmit me mortaja nga Hezbollahu gjatë pasdites. Sipas mediave libaneze, ka të lënduar në zonat e shënjestruara nga IDF. (A2 Televizion)


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

23 minuta ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

8 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

11 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

14 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago