POLITIKE

Doarsa Kica-Xhelili: Vlerë e vetme Guxos i mbeti “jemi rugovistët e vërtetë”

Doarsa Kica-Xhelili është bërë deputetja më e përfolur në dy ditët e fundit, pas vendimit të saj për të kaluar në LDK nga partia Guxo. Ajo, sonte, për herë të parë po rendit arsyet e daljes së saj nga partia ku e nisi karrierën politike.

Si një ndër arsyet e para që ka dhënë deputetja, është mungesa e një identiteti të partisë ku përkiste. Ajo ka aluduar se pas shkuarjes në Presidencë të Vjosa Osmanit, Guxo humbi orientimin.

Ajo ka thënë se vlerë e vetme që mbeti në Guxo është “se ishim rugovistët e vërtetë”. Por kjo nuk ishte e mjaftueshme, ka shtuar ajo.

“Aktualiteti ndryshon, ndryshon rrjedha, ngjarjet. Kam hyrë në Listën Guxo me besimin që kam çka të jap në politikën kosovare. Nuk ka qenë shumë e rëndësishme ku, sa kam pasur bindjen që kam çka të ofroj. Ajo (Vjosa Osmani) u zgjodh presidente, e kemi ditur që do të zgjedhej presidente dhe Lista Vjosa nuk do të ishte e njëjtë pa Vjosa Osmanin”, ka thënë ajo në Klan Kosova.

Ajo ka thënë se qëllimi nuk ishte diferencimi nga Vetëvendosje, por gjetja e një pozicioni të qartë të Guxo.

“Kam dashur që ta dimë ku qëndrojmë ne dhe si qëndrojmë ne, jo vetëm të diferencohemi Vetëvendosje. Kur pyesja çfarë na bënë neve të ndryshëm… duhej ta kuptonim se a jemi vlerë e shtuar në politikën kosovare”, ka thënë ajo.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

6 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

8 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

8 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

11 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

11 orë ago