Dogana ka njoftuar se çka ka konfiskuar në pronën ku u krye sot bastisje me asistencën e Policisë së Kosovës.
“280 copa pije të forta alkoolike, 300 copa verëra të ndryshme dhe 180 produkte kozmetike të ndryshme”, thuhet në njoftim.
Vlera e mallit të konfiskuar tejkalon shumën prej 7 mijë eurosh.
“Derisa vlera e përgjithshme e mallrave te konfiskuara tejkalon shumën prej 7000 euro. Ky rezultat i arritur është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë midis njësive të Doganës dhe Policisë në kuadër të përpjekjeve të përbashkëta për të luftuar trafikun e mallrave të paligjshme”.