FOTO&VIDEO

George Clooney: Refuzova 35 milionë dollarë për një ditë pune

George Clooney thotë se ka refuzuar një ofertë për të fituar 35 milionë dollarë për një ditë pune. Në një intervistë për “The Guardian”, aktori i madh hollivudian tha se propozimi ishte tepër interesant por duke qenë se bëhej fjalë për një shtet që mund të zgjonte diskutime, nuk ia vlente.

“Më ofruan 35 milionë dollarë për një ditë punë për reklamën e një kompanie fluturimesh, por fola me Amal dhe vendosëm që nuk ia vlente. Ishte e lidhur me një vend që, edhe pse aleat, ishte i diskutueshëm me raste, kështu që mendova që nëse do të më merrte qoftë edhe një minutë gjumë, nuk ia vlente”, tha Clooney.

Aktori ka një histori me spotet publicitare të markave të ndryshme, prej të cilave ka fituar po aq shumë sa nga filmat. Përveç rreth 45 milionë eurove që mendohet të ketë fituar përgjatë viteve nga Nestle, ai mendohet se ka fituar edhe 1 miliard dollarë nga shitja e kompanisë së tekilës Casamigos, të cilën e ka bashkëthemeluar.

Clooney ndodhet në Britaninë e Madhe pasi po xhiron filmin “The Tender Bar”. Ndërkohë ka paralajmëruar se më pas do të udhëtojë drejt Australisë për të xhiruar filmin “Ticket to Paradise” me Julia Roberts, ndërsa më pas do të rikthehet në Angli për një tjetër projekt, për momentin të mbajtur të fshehtë, me mikun Brad Pitt.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

6 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

20 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago