POLITIKE

“Doja ta godisja Lavrovin me grusht”, ministri ukrainas zbulon prapaskenat e negociatave në Antalia

“Bisedat më të vështira janë ato ku të duket sikur dëshiron të shkosh dhe ta godasësh me grusht në fytyrë personin, por nuk mundesh.”

Ky është rrëfimi i ministrit të Jashtëm ukrainas Dmitry Kuleba, referuar negociatave mes përfaqësuesve të lartë të Kievit dhe Moskës në Antalia, dy vite më parë, ku përballë kishte homologun e tij Sergej Lavrov.

Në një intervistë që dha për blogerët, gjatë së cilës foli për shumë gjëra, nga gatimi, hobi e deri te futbolli ukrainas, Kuleba ka treguar se në të paktën dy raste ai do të kishte dashur ta godiste me grusht Ministrin e Jashtëm të Rusisë.

Këto detaje shefi i diplomacisë së Kievit i tregoi kur u pyetu se cilat ishin negociatat më të vështira që i është dashur të bëjë në karrierën e tij.

“Mund të them se më ka ndodhur dy-tri herë. Një rast ishte me Lavrov, në Antalia, në pranverën e vitit 2022”, rrëfeu ai. Në atë kohë, Kouleba i kishte cilësuar bisedimet në Turqi si “të vështira”, kryesisht në lidhje me mundësinë e një armëpushimi dhe krijimin e korridoreve humanitare.

Sakaq, rrëfimet e tij u komentuan nga përfaqësuesja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, e cila tha se ato tregojnë që lidershipi ukrainas është krejtësisht i papërshtatshëm për këtë rol.

“Ky është problemi: njerëz të paarsimuar, agresivë dyshohet se u rekrutuan për të shërbyer si ministra, për të shkatërruar Ukrainën për paratë amerikane”, i tha Zakharova gazetës ruse Izvestia.

Sipas saj Kuleba do të ishte më mirë të shkonte në një ring për “mundje pa pagesë”, në vend që të vijojë të drejtojë Ministrinë e Jashtme.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

3 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

14 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

17 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

18 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

1 ditë ago