Faton Maliqi, që ka studiuar në një nga universitetet më prestigjioze të telekomunikacionit në Evropë, sot nuk po gjen vend në Universitetin e Prishtinës. Ai thotë se në konkurs, atij i janë fshirë të arriturat e tij.
Maliqi, i cili ka përfunduar studimet e doktoratës në Universitetin Paris-Sud, CentraleSupelec dhe CNRS në Paris nuk ka arritur të pranohet si profesor në Universitetin e Prishtinës, përkatësisht në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike.
Prej 8 vitesh Maliqi ka ligjëruar si asistent në lëndët “Përpunimi digjital i sinjaleve” dhe “Përpunimi statistikor i sinjaleve dhe zbatimet”, dhe thotë se komisioni padrejtësisht ia mori këto dy lëndë dhe ia dha kandidates tjetër.
“Klanet e brendshme të fakultetit nën udhëheqjen e dekanit aktual, ia kanë marrë dy lëndë profesorit Ilir Limani dhe ja kanë dhënë në mënyrë arbitrare një kandidateje, pavarësisht se ajo nuk ka përvojë që t’i mbajë lëndët e kësaj lëmie. Që ta legjitimojnë këtë veprim ata e kanë hapur formalisht një konkurs”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Faton Maliqi.
Maliqi përveç tjerash, thotë se në raportin vlerësues komisioni ia fshehu arritjet e tij.
“Nuk kam besuar se Komisioni recensues nuk do të shkojë aq larg sa të fsheh tërësisht të dhënat e mija”, tregon Faton Maliqi.
Për rastin në fjalë, kishte reaguar edhe ambasadorja e Francës në Kosovë, Maria- Christine Butel.
“Unë jam e shqetësuar të konstatoj se një profesor asistent për një periudhë prej 8 vjet, posedues i një doktorate të një nga universiteteve kryesore të telekomunikacionit në Evropë, nuk mund të vazhdoj karrierën e tij në universitet”.
RTV Dukagjini ka kërkuar përgjigjeje nga Dekani i Fakultetit të FIEK-ut Enver Hamiti, por ky i fundit nuk ka pranuar.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…