Në shtëpinë e Donald Tump në Mar-a-Lago kishte 184 dokumente unike që mbanin shenja klasifikimi, duke përfshirë 67 dokumente të shënuara si KONFIDENCIAL, 92 dokumente të shënuara si SEKRET dhe 25 dokumente të shënuara si TOP SEKRET, kanë bërë me dije së fundi hetuesit federal.
Dokumentet që Trump kishte nxjerrë nga post-presidenca e Shtëpisë së Bardhë, iu dorëzuan Arkivit Kombëtar në maj.
Nga pesëmbëdhjetë kutitë e dorëzuara në atë kohë, 14 prej kutive thuhet se përmbanin informacion të klasifikuar, sipas BBC.
Deklarata thotë se në dokumente kishte shenja me kontrolle të shumta të klasifikuara të ndarjes.
“Bazuar në trajnimin dhe përvojën time, unë e di se dokumentet e klasifikuara në këto nivele zakonisht përmbajnë informacione të mbrojtjes kombëtare, sipas deklaratës së betimit. Disa nga dokumentet përmbanin gjithashtu ato që duket të jenë shënime të shkruara me dorë të (ish-presidentit)”, thuhet në deklaratën që justifikon kontrollet e FBI në shtëpinë e Trump.
Ndërkohë sipas CNN, FBI hapi një hetim penal pasi Arkivi Kombëtar dërgoi një referim më 9 shkurt, sipas autorizimit.
Në deklaratën e redaktuar të urdhrit të kërkimit që u publikua të premten, agjenti special i FBI-së përshkroi katër qëllime kryesore të hetimit penal.
Departamenti i Drejtësisë nuk zbuloi më shumë në deklaratë në lidhje me dokumentet, pasi një hap i tillë ishte i nevojshëm për të mbrojtur interesat e privatësisë.
Edhe pse ish-presidenti Donald Trump e kishte kërkuar publikimin e deklaratës së plotë, ajo përmban “informacion shtesë për të tjerët që mund të dëmtojnë privatësinë dhe interesat e reputacionit të këtyre individëve nëse zbulohen, sipas Departamentit të Drejtësisë.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë gjithë fushën iraniane të gazit…
Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…
Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…
Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…