POLITIKE

Don Mikel Sopi: Deklarata e Papa Françeskut është lajm i mirë – Vatikani asnjëherë s’ishte kundër Pavarësisë së Kosovës

Papa Françesku ka thënë se Spanja në lidhje me problemet që ka me Kataloninë e cila kërkon të shkëputet duhet ta marrë Kosovën si një shembull të normalizimit të proceseve pas pavarësisë.

Këtë deklaratë të Papa Françeskut e sheh si lajm të mirë famullitari në Ipeshkvinë e Kosovës Don Mikel Sopi.

“Kjo deklaratë nuk është vetëm një lajm i mirë, por gjithsesi kërkohet një vështrim pak më i gjithanshëm. Është edhe një promovim i Kosovës dhe është lajm i mirë që të përmenden edhe në politika ndërkombëtare proceset politike që po zhvillohen në Kosovë, sidomos kur e kemi parasysh situatën në të cilën ishte Kosova dhe në të cilën gjendet tani”.

“Është edhe një cytje për të gjithë ata që kanë përgjegjësi për shtetin e Kosovës, madje për çdo qytetar të Kosovës. Kjo ka ardhur si rezultat i shumë njerëzve tanë, jo vetëm të përfaqësuesve të shtetit të Kosovës, që veprojnë jashtë dhe që kontaktet e ndryshme të tyre kanë bërë që të paraqitet një Kosovë tjetër nga ajo të cilën e ka njohur para disa dekadave faktori ndërkombëtar”.

Nëse Papa Françesku e merr si shembull shtetin e Kosovës, pse shteti i Vatikanit nuk e njeh ende Pavarësinë e Kosovës?

“Vatikani asnjëherë nuk e ka kundërshtuar shtetin e Kosovës. Sigurisht që është i kujdesshëm që të bëhet një zgjidhje e tërësishme dhe ne e dimë që është shfaqur një përkujdesje e veçantë e Vatikanit i cili në forma të ndryshme ka qenë prezent në rrjedhat e krijimit të shtetësisë së Kosovës. Edhe kjo deklaratë tregon një vullnet të mirë, por nga ana tjetër nxit përgjegjësitë tona që të bëhet maksimumi në këtë drejtim dhe të punohet bashkarisht”.

A është kjo një shenjë që Vatikani shpejt do të ndryshojë qëndrim dhe do ta njohë Pavarësinë e Kosovës, sipas Don Mikel Sopit?

“Nuk mendoj që duhet të flasim për qëndrim, pasi Vatikani asnjëherë nuk është shprehur se është kundër shtetit të Kosovës. Përkundrazi në forma të ndryshme ka qenë afër dhe ka punuar për promovimin e saj. Mendoj që Vatikani asnjëherë nuk e ka vënë në pyetje shtetin e Kosovës, aq më pak e ka kundërshtuar atë. Janë gjëra teknike, ngase Kisha Katolike është autoritet shpirtëror dhe moral që vepron në krejt botën dhe ka qenë e kujdesshme që mos të shkaktohet ndonjë ndërhyrje që të krijojë lëndime në çfarëdo mënyre”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

13 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

16 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

16 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

18 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

18 orë ago