Donika Gërvalla,e bija e heroit të Kosovës, Jusuf Gërvalla ka reaguar ndaj aktakuzës së Speciales kundër presidentit Thaçi.
Ajo ka shkruar se nuk është koha për foto restorantesh, por për dorëheqje.
Sipas Gërvalles, nëse nuk tërhiqet vet, urgjentisht duhet shkarkuar nga Kuvendi.
Postimi i saj i plotë:
Dorëheqje!
Nuk është koha për foto restorantesh, por për dorëheqje!
Pa prejudikuar fajësinë e Hashim Thaçit, Kosova e dëmtuar tmerrësisht në arenën ndërkombëtare nuk e ka luksin t’i lejojë vetes që si President të ketë një të akuzuar për krme të rënda.
Çdo minutë që kalon e shumëfishon dëmin për Kosovën. Nëse nuk tërhiqet vet, urgjentisht duhet shkarkuar nga Kuvendi.
Kohë për të pritur nuk ka.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…