POLITIKE

Donika Gërvalla: Sot është një ditë e mirë për Kosovën sepse tani mund të fillojë puna

Ish-aktivistja e LDK-së në Gjermani Donika Gërvalla-Schwarz, ka reaguar pasi Albin Kurti edhe zyrtarisht është zgjedhur kryeministër i Kosovës.

Ajo në një shkrim në Facebook, thotë se nga qeveria e re nuk pret t’i përmbushin të gjitha premtimet, as nuk pret që për pak kohë terrin ta kthen në dritë, mirëpo ajo thotë se pret mos të na mashtroni, vidhni dhe shantazhoni si paraardhësit.

Ja shkrimi i saj:

Sot është një ditë e mirë për Kosovën sepse tani mund të fillojë puna.

Nuk presim nga ju të përmbushni të gjitha premtimet, as nuk presim që për pak kohë terrin ta ktheni në dritë. Po ashtu nuk presim nga ju që në këtë mandat tuajin të krijoni vende pune për të gjithë, shkolla si në Finlandë apo spitale si në Zvicër. Jemi të ndërgjegjshëm që do të bëni edhe gabime, të cilat do të mund të falen.

Nga ju presim seriozitet, integritet, punë dhe transparencë. Presim që të mos hezitoni të merrni vendime të rënda por shumë të rëndësishme për vendin edhe nëse ato shumëkujt nuk do t’i pëlqejnë.

Presim mos të na mashtroni, vidhni dhe shantazhoni si paraardhësit tuaj. Në rast të kundërt zemërimi do të jetë edhe më i madh.
Punë të mbarë!


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

1 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

2 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

4 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Azerbajxhani evakuon diplomatët e saj në Iran, vigjilja e përplasjes perso-azere?

Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Mossin dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacollit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…

6 orë ago