Mediet greke kanë publikuar detaje të reja rreth vrasjes tragjike të gruas shqiptare, e cila u mbyt për vdekje nga bashkëshorti i saj në zonën jugore të Greqisë, Lakonia. Ngjarja tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, 5 dhjetor.
Sipas dëshmive të fqinjëve, mësohet se çifti kishte konfliktuar me zë të lartë mbrëmjen e djeshme dhe se 40-vjeçari e mbyti bashkëshorten, ndërsa 2 fëmijët e tyre 8 dhe 10 vjeç, flinin gjumë në dhomën ngjitur, ku u vra e ëma.
Gjatë zënkës situata agravoi, e si pasojë 40-vjeçari mbyti gruan 36-vjeçare, e më pas u largua nga shtëpia.
Megjithatë, pak më vonë ai telefonoi policinë, duke thënë: “Më duket se kam mbytur gruan time”.
Në momentin që Policia mbërriti në vendngjarje, gjeti trupin e gruas së vdekur dhe bashkëshortin vrasës duke qendruar pranë kufomës. Në rrëfimin e tij të parë për Policinë, 40-vjeçari ka thënë se po zihej me gruan, pasi kjo e fundit donte të ndahej nga ai.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…