Mbrëmjen e së dielës u zhvillua Festivali i 48-të i Këngës në RTSH, ku fituese u shpall Arliena Ara, me këngën ‘Shaj’.
Shumëkush tha se Elvana Gjata duhej ta fitonte Festivalin e Këngës, e zhgënjimi i këngëtares vazhdon të shfaqet kudo.
Një qytetare ka dërguar një video në redaksinë e JOQ Albania, në të cilën shihet Elvana Gjata teksa hipën në automjetin e saj.
Aty ndodhej edhe një vogëlushe, fanse e këngëtares, e cila po priste për t’i dhuruar një tufë lule dhe disa postera. Mirëpo këngëtarja e ka injoruar keq fansen e saj, duke hipur në automjet, ndonëse vogëlushja e ndoqi nga pas. Siç shihet edhe në video, kjo bëri që vajza e vogël të qante.
Donte t’i dhuronte një tufë me lule, fansja e vogël injorohet nga Elvana Gjata dhe nis të qajë on Vidnews.