POLITIKE

“Dorëheqje e përçarje brenda PDK-së”

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Lirik Çelaj, thotë se procesi i zgjedhjes së kryesisë së re të këtij subjekti nuk ka shkuar siç duhej për shkak se ka përçarje dhe disa anëtarë të kryesisë kanë dhënë dorëheqje për shkak të pakënaqësive, përcjell Shqip.com.

“Një pjesë për shkak të pakënaqësisë nuk kanë marrë pjesë fare në mbledhje të Këshillit Drejtues, pra pothuajse ishte në limit të kuorumit përbërja e Këshillit Drejtues, disa edhe dhanë dorëheqje nga PDK, disa e lëshuan sallën në shenjë pakënaqësie. Diku 70-80 për qind të folësve prezentë ishin të pakënaqur me këtë proces”, ka thënë ai për “T7”.

Çelaj më tej ka njoftuar se ai ka votuar kundër kryesisë së re për shkak që PDK është dashur që të sillet në mënyrë demokratike, e përzgjedhja e kryesisë të mos bëhet vetëm nga kryetari i këtij subjekti.

Përndryshe, ai është shprehur se kjo gjë mund të ndikojë edhe në zgjedhjet lokale.

“Unë kam shprehur pakënaqësinë edhe në Këshillin Drejtues prandaj edhe kam votuar kundër kësaj kryesie sepse mendoj që një parti e cila edhe e ka emrin demokratike duhet të sillet edhe në mënyrë demokratike, dhe mendoj që në shekullin 21 nuk ka vend që një kryesi të emërohet e të sillemi para aktit të kryer, një përzgjedhje krye këput të një individi, në këtë rast e kryetarit. Kur u tha që do të shkojmë në zgjedhje të kryetarit dhe kryesisë në prag të zgjedhjeve lokale unë e pata kundërshtuar sepse e dija që do të shfaqeshin shumë pakënaqësi, ashtu si u shfaqën në Këshillin Drejtues dhe kam frik se kjo do të reflektojë pastaj në rezultatin e zgjedhjeve lokale, ndonëse kemi kandidat shumë të mirë”, ka shtuar ai.

Sipas Çelajt, zgjedhja e kryesisë së re ka qenë gabim strategjik i PDK’së.

“Është një gabim strategjik prandaj kisha kundërshtuar këtë proces para se të ndodhte. Unë kisha kërkuar gjithmonë reforma, por jo në njerëz, por të proceseve”, ka deklaruar ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

9 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

12 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

12 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

14 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

14 orë ago