Boris Johnson ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Britanisë së Madhe, pak para se t’i mbushte tre vjet në krye të vendit.
Në fjalimin e dorëheqjes, Johnson ka thënë se “në politikë askush nuk është i pazëvendësueshëm”.
Johnsoni ka thënë se i dhemb largimi, duke shtuar se po lëshon pozitën “më të mirë në botë”.
Johnsoni ka dhënë dorëheqje nga kryesimi i Partisë Konservatore në Britaninë e Madhe. Ai ka thënë se partia ka shprehur dëshirën për të zgjedhur lider të ri të partisë dhe rrjedhimisht kryeministër të ri.
Ai ka paralajmëruar se lëvizjet për liderin e ri do të nisin javën e ardhshme. Është shprehur i gatshëm të shërbejë deri në zgjedhjen e lidershipit të ri.