POLITIKE

Kurti: Problemi i vetëm që kam me Abazoviçin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi këtë të mërkurë një intervistë për “Opinion”. Ai u pyet nga gazetari Blendi Fevziu, se çfarë marrëdhëniesh ka me zv/kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi dhe kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Kurti u shpreh se me të dy ka marrëdhënie miqësore dhe zyrtare. Po ashtu, ai tregoi edhe problemin që ka me Abazoviç.

Blendi Fevziu: Ju pyeta për raportet me Ramën, po raportet me zv/kryeministrin shqiptar të Maqedonisë zotin Grubin dhe me kryeministrin shqiptar, shqiptar me origjinë sepse nuk është zgjedhur nga shqiptarët, zotin Abazoviç, cilat janë?

Albin Kurti: Unë kam marrëdhënia të mira dhe korrekte me të gjithë këta.

Blendi Fevziu: Zyrtare apo dhe miqësore?

Albin Kurti: Ka marrëdhënie edhe zyrtare edhe miqësore.

Blendi Fevziu: Me të dy bashkë?

Albin Kurti: Po, po. Edhe me Grubin, edhe me Dritanin. Por për shkak të rrethanave në Mal të Zi, ku forcat pro serbe çetnike janë fuqizuar, më vjen keq që nuk kemi arritur ende të kemi, le të themi, mbledhje të përbashkët të qeverive siç bëmë me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Shqipërisë. Problemi që kam unë me kryeministrin në detyrë në Mal të Zi është fakti që nuk e thotë të vërtetën e shqiptarëve për Beogradin dhe që i ka bërë koncensione kishës ortodokse serbe në Mal të Zi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Çfarë përmban plani me 14 pika i paqes SHBA-Iran

Memorandumi i Mirëkuptimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit synon të zgjerojë armëpushimin mes palëve…

14 orë ago
  • POLITIKE

“Zverneci po përdoret politikisht”/ Gazetari i “New York Times” në Vlorë: Akuza të pavërteta “nxijnë” Shqipërinë

Në një kohë kur projekti i Zvërnecit ka marrë mbështetjen e shteteve të bashkuara të…

2 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

SPAK sekuestron edhe hotelin e famshëm me 5 yje në Jalë

Ky që shihni në foto është hoteli Zig Zag në Jalë, që është sekuestruar sot…

2 ditë ago
  • POLITIKE

Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka dhënë një intervistë për revistën italiane ‘Vanity Fair’ me gazetaren…

3 ditë ago
  • KRYESORE

SHBA-ja paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

Shtetet e Bashkuara pritet të bëjnë ndryshime në kontributin e tyre në misionin e NATO-s…

3 ditë ago
  • BREAKING NEWS

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se marrëveshja mes SHBA-së…

3 ditë ago