BOTA

“Dorëzohen Houthi” – Omani shpall marrëveshjen e armëpushimit midis SHBA-së dhe grupit Houthi

Omani ka njoftuar se përpjekjet ndërmjetësuese të tij çuan në një armëpushim midis SHBA-së dhe grupit Houthi të Jemenit, pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se grupi nuk do të kryejë sulme ndaj anijeve tregtare, transmeton Anadolu.

“Pas diskutimeve dhe kontakteve të fundit të kryera nga Sulltanati i Omanit me SHBA-në dhe autoritetet përkatëse në Sana, në Republikën e Jemenit, me qëllim të de-përshkallëzimit, përpjekjet kanë rezultuar në një marrëveshje armëpushimi midis dy palëve”, shkroi në rrjetet sociale Badr Albusaidi, ministër i Puënve të Jashtme i Omanit.

“Në të ardhmen, asnjëra palë nuk do të synojë tjetrën, përfshirë anijet amerikane, në Detin e Kuq dhe Ngushticën Bab al-Mandab, duke siguruar lirinë e lundrimit dhe rrjedhën e qetë të trasportit ndërkombëtar tregtar”, shtoi ai.

Duke shprehur vlerësim për bashkëpunimin e të dyja palëve, Albusaidi tha se, “Sulltanati i Omanit shpreh mirënjohjen e tij ndaj të dyja palëve për qasjen e tyre konstruktive që çoi në këtë rezultat të mirëpritur dhe shpreson se kjo do të çojë në përparim të mëtejshëm në shumë çështje rajonale drejt arritjes së drejtësisë, paqes dhe prosperitetit për të gjithë”.

Grupi Houthi filloi të sulmojë rrugët detare në Detin e Kuq dhe Detin Arabik pas luftës së Izraelit në Gaza, në solidaritet me palestinezët.

Në muajin mars, Trump nisi një operacion ushtarak kundër grupit jemenas.

Më herët, gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin kanadez, Mark Carney, Trump tha se grupi Houthi njoftuan se nuk do të kryejnë sulme të tjera ndaj anijeve tregtare dhe se SHBA-ja do të kundërpërgjigjen duke ndaluar sulmet ndaj Jemenit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

9 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

11 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

11 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

12 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

12 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

15 orë ago