POLITIKE

“Dorëzohet” Erdogan-i, e heq kushtin që ia kishte vënë NATO-s për kurdët

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, tha të mërkurën se homologu i tij turk, Rexhep Erdogan, është pajtuar që t’i ofrojë mbështetje planeve të NATO-s për mbrojtjen e Polonisë dhe të shteteve të Baltikut.

Presidenti turk një ditë më parë, para nisjes drejt Londrës për samitin e NATO-s, kishte kërcënuar se do të vendosë veto ndaj planeve të NATO-s për mbrojtjen e shteteve të Evropës Veriore, nëse aleanca ushtarake nuk i njeh zyrtarisht si grup terrorist forcat kurde që po luftojnë në kufirin mes Sirisë dhe Turqisë. Sidoqoftë, duket se ai tashmë ka hequr dorë nga ky qëndrim.

“Kjo është një arritje e madhe, jo vetëm për vendin tonë, por për tërë rajonin, sepse ky plan ofron siguri për qytetarët tanë”, tha presidenti i Lituanisë përmes një deklarate.

Zbutja e qëndrimit të Turqisë duket se është arritur gjatë bisedimeve mes vendeve aleate, të cilat po zhvillohen në kuadër të samitit dyditor në Londër të Anglisë.

Në takimin e nivelit të lartë po diskutohet edhe për të ardhmen politike të aleancës më të fuqishme ushtarake në botë dhe për luftimin e kërcënimeve e sfidave të reja që e presin, shkruan “Reuters”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

5 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

8 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

8 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

10 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

10 orë ago