POLITIKE

Dramë e re: Nisin negociatat për Qeveri gjithëpërfshirëse pa VV, PDK e AKR i bashkohen LDK, AAK e Nismas

Pa u bërë një muaj nga Qeveria Hoti, krijimi i së cilës ishte dramë më vete, po nis një dramë e re në Kosovë. Aktakuza ndaj krerëve të shtetit ka lëvizur politikën kosovare, të cilët njëzëri po kërkojnë unitet. Ajo, madje, ka nxitur takime e diskutime për të krijuar një qeveri gjithëpërfshirëse.

Reporteri.net nga burime të besueshme brenda partive ka marrë vesh se kanë nisur negociatat për t’u futur në qeveri edhe PDK e AKR, për të krijuar kështu një qeveri gjithëpërfshirëse me partitë që aktualisht qeverisin, duke përjashtuar vetëm VV-në.

Filli i kësaj ideje erdhi të premtën bashkë me takimet e para. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka mbajtur takim të paparalajmëruar me kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj. Gjatë ditës ka pasur edhe takime të tjera.

Gazeta merr vesh se kjo temë është trajtuar edhe gjatë fundjavës nga të gjithë krerët e partive. Negociatat do të vazhdojnë edhe sonte dhe, sic mësohet, shumëcka mund të ndodhë javën që po vjen.

Një Qeveri gjithëpërfshirëse, nëse negociatat ecin si duhet këto ditë, pritet të krijohet nga fundi i javës së ardhshme. Sipas informacioneve, në të nuk do të jenë të përfshira vetëm VV dhe Lista Serbe.

Sidoqoftë, duhet theksuar se negociatat janë në fillet e tyre dhe nuk dihet asgjë për postet kryesore e as për ndarjen e ministrive.

Ndryshe, Kosova po ballafaqohet me situatën më të brishtë politike, pasi për pak muaj po mendohet të ndryshohet për të dytën herë përbërja qeveritare, e për të disatën herë në vitet e fundit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

10 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

20 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

24 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

24 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago