Drejtori i CIA-s u takua me homologun e tij rus në Turqi

Drejtori i CIA-s, William Burns gjendet në Turqi ku është takuar me kreun e Shërbimit të Jashtëm të Inteligjencës ruse (SVR), për t’i dërguar mesazhin lidhur me pasojat e përdorimit potencial të armëve bërthamore në Ukrainë, ka njoftuar një zyrtar nga Shtëpia e Bardhë.

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara janë duke zhvilluar bisedime në Ankara, tha për RIA Novosti zëdhënësi i liderit rus Dmitry Peskov.

Në të njëjtën kohë, ai shtoi se Moska nuk do të flasë për përmbajtjen e bisedimeve.


Në anën tjetër, Shtëpia e Bardhë njoftoi se Burns, ish-ambasadori amerikan në Rusi, nuk do të merrte pjesë në asnjë negociatë me Naryshkin.

Ukraina ishte informuar paraprakisht për udhëtimin e Burns në Turqi, shtoi zyrtari i Shtëpisë së Bardhë. E Burns nuk do të diskutojë ndonjë zgjidhje për luftën në Ukrainë, por se thjesht do të jap mesazh për pasojat e përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia.

Përtej luftës, Rusia dhe SHBA kanë një sërë çështje të pazgjidhura për të diskutuar, nga shtrirja e një marrëveshjeje kyçe për reduktimin e armëve bërthamore dhe një marrëveshje për eksportin e grurit përmes Detit të Zi, e deri të shkëmbimi i mundshme i të burgosurve dhe lufta në Siri.