POLITIKE

Drejtori i Policisë: Planifikohej të shkatërroheshin me ekskavatorë pikat kufitare dhe kontejnerët e Njësisë Speciale

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti tha se serbët e mbledhur rreth pikave kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë e Bërnjak, kishin qëllim që t’i shkatërronin këto dy pika kufitare me ekskavatorët që i kishin vendosur në rrugë si bllokadë.

Mehmeti, në mbledhjen e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes tha se këto informacione Policia i posedonte më 10 shtator, ndërsa shtoi se planifikohej të shkatërrohej edhe konstruksioni me kontejnerë i vendosur për Policinë Speciale.

“Mëngjesin e datës 20 (shtator), kemi pranuar informacione nga agjencione të sigurisë që operojnë në Republikën e Kosovës, të detajuara, lidhur me kohën, vendin, mjetet dhe urdhrin për t’i bllokuar rrugët. Gjithashtu, informacionet e konfirmuara se më datë 19 në mbrëmje, individë të njohur për Policinë, me background kriminal, me influencë politike, kanë mbajtur takim me të gjitha strukturat ilegale dhe kanë dhënë urdhër për mobilizimin e qytetarëve dhe kishin kërkuar të shkonin masivisht drejt pikave kufitare dhe t’i bllokonin rrugët me qëllim që të pamundësohet zbatimi i vendimit të Qeverisë dhe lëvizja e Policisë”, tha Mehmeti.

Ai shtoi se serbët e mbledhur, të koordinuar me strukturat paralele dhe nga njerëz me të kaluar kriminale të njohur nga Policia, planifikonin t’i përdornin ekskavatorët e vendosur në rrugë.

“Këto informacione konfirmohen si të sakta diku rreth orës 7 të datës 20/09, kur qytetarë të ndryshëm, me kamionë, me mjete të ndryshme transportuese, fillojnë t’i bllokojnë rrugët. Aty bie në sy sidomos prezenca e ekskavatorëve, të cilët sipas informacioneve të mbledhura nga terreni, kanë qenë me qëllim që të shkatërrohen pikat kufitare, me theks të posaçëm, konstruksioni me kontejnerë i vendosur për Policinë Speciale”, deklaroi Mehmeti.

Drejtori i Policisë më tej tregoi se si organizoheshin serbët dhe se si përdoreshin nga strukturat paralele për të qëndruar në protestë.

“Zakonisht ndërrimet i kanë bërë çdo 6 orë, është vrejtur mungesa e dëshirës së qytetarëve për t’iu bashkangjitur protestës. Shpeshherë janë përdorur punëtorët e organizatave publike. Sa për informacion, edhe automjetet që janë përdorur, shumica janë të organizatave publike”, tha Mehmeti.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

“Divorci” i hidhur me Musk, Trump reagon sërish: I ka ikur mendja, s’dua të flas më

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar sërish përplasjen e ashpër që pati…

2 orë ago

Përplasje fatale në Spanjë, humbin jetën tre shqiptarë dhe një oficer policie pas grabitjes

Një ndjekje dramatike në Puerto de la Torre të Spanjës ka përfunduar tragjikisht me katër…

2 orë ago

Pjesëmarrja në Haxh bie në nivelin më të ulët në 30 vjet

Haxhi i këtij viti në Arabinë Saudite tërhoqi numrin më të ulët të pelegrinëve në…

7 orë ago

Azilanti palestinez e godet derën e stacionit policor në Lipjan – Dëmton zyrën gjatë intervistimit, ndalohet për 48 orë

Një incident i pazakontë ka ndodhur të enjten në stacionin policor në Lipjan, ku një…

7 orë ago

Serbët ‘bukë me vete’ në Shqipëri, ekipi i Stojkovic mbërrin sot në Tiranë! Masa të forta sigurie

Ekipi serb i futbollit mbërrin sot në Tiranë për sfidën e së shtunës (7 qershor…

7 orë ago

“Trump duhet të shkarkohet, t’a zëvendësojë JD Vance”, shtatë ditët e përplasjes së Presidentit me Elon Musk

Elon Musk ka shpërndarë një postim ku kërkohet që Presidenti Trump të shkarkohet. Një përdorues…

8 orë ago