Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kastrati, përmes një postimi në Facebook.
Ai ka lutur gjithë personat që kanë pasur kontakt me të, të vetizolohen.
Postimi i tij i plotë:
Dy dite me pare, nuk jam ndjere mire me shendet, dhe dje jam paraqitur per ta bere testin per COVID19.
Sot jam informuar se testi ka dale pozitiv.
Une do te qendroj ne izolim shtepiak sipas rekomandimeve te IKSHP-se.
Ju lus te gjitheve qe jemi takuar diteve te fundit te veteizoloheni per disa dite dhe ne rast se keni simptome, te lajmeroheni tek organet perkatese.
Faleminderit!.