Dy persona janë dënuar me 33 vjet burg për shkak se drejtonin një skemë të pastrimit të parave prej 70 milionë paund. BBC shkruan se ata pastruan 10 milion paund, nëpërmjet kredive që jepte qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për bizneset që ishin prekur nga pandemia.
Artem Terzyan, 38 vjeç, nga Rusia dhe Deivis Grochiatskij, 44 vjeç, nga Lituania u dënuan në fillim të këtij muaji në Gjykatën e Kingston Crown.
Të dy u arrestuan për herë të parë në vitin 2018 pas një operacioni policor të filluar që në 2017. Oficerët e policisë nga Agjencia Kombëtare e Krimit dhe Policia Metropolitane panë çanta të mëdha me para që po transportoheshin në banesat e tyre në Londrën Lindore.
Të dy burrat , hapën llogari bankare në emra të kompanive të ndryshme false që kishin krijuar, tha NCA. Paratë u dërguan më pas nga një kompani në tjetrën “në një rrjet kompleks transferimesh”, përpara se të dërgoheshin në llogaritë në Gjermani, Republikën Çeke, Emiratet e Bashkuara Arabe, Hong Kong dhe Singapor.
Dy personat ndërkohë që ishin arrest shtëpie, pas arrestimit të tyre në vitin 2018 ngritën një skeme mashtruese kredish për kompanitë guackë që kishin krijuar. Kreditë ishin një nga masat që mori qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për të mbrojtur ekonominë e vendit nga pandemia. Ata arritën të merrnin, nga një bankë e vetme shifrën e 3.2 milion paundëve dhe arritën të merrnin në total 10 milion paund nga institucionet bankare britanike.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…