BOTA

Drejtuesi i “Wagner” në listën e FBI, 250 mijë dollarë për “kokën” e tij

Drejtuesi i grupit paraushtarak “Wagner”,  Evgenij Prigozhin i cili qëndron pas Vladimir Putin dhe është përgjegjës për urdhërimin e shumë masakrave në Ukrainë, është futur në listën e shumëkërkuarve nga ana e FBI.

Byroja Federale e Hetimit ka vendosur një çmim prej 250 mijë dollarësh për informacione që do të çonin në arrestimin e Prigozhin, i njohur ndryshe dhe me pseudonimin “kuzhinieri” i Putin.

Prigozhin, zuri vend në faqet e mediave ndërkombëtare të enjten e shkuar, kur publikoi një video ku shihej një kasetë violine në të cilën ishte vendosur një vare e gjakosur, si dhuratë për deputetët evropianë që votuan pro shpalljes së Rusisë shtet terrorist.

Megjithatë, sipas FBI, motivi i shpalljes së Jevgeni Prigozhin në kërkim qëndron pas deklaratës së tij se është përfshirë aktivisht dhe ka ndërhyrë në zgjedhjet amerikane.

Gjatë muajve të fundit, Prigozhin ka pranuar se është bosi i grupit “Wagner”, që grumbullon mercenarë për t’i dërguar në zona konfliktesh në botë. Ky grup paraushtarakësh luajtur një rol të madh edhe në pushtimin e Ukrainës ku ka treguar me gjithë forcën brutalitetin e tij.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

4 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

7 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

7 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

9 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

9 orë ago