POLITIKE

Drilon Gashi flet pas lirimit nga detyra, ka një mesazh për “dushmanët”

Hoxhë Drilon Gashi i cili ishte këshilltar i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca sot është liruar nga detyra.

Lirimin e tij nga detyra e ka konfirmuar për Insajderin shefi i kabinetit të Konjufcës, Ilir Kërçeli.

“Po sot e kam liruar nga detyra”, ka thënë shkurt Kërçeli.

Ndërsa vetë, Drilon Gashi në një pronocim për Insajderin ka thënë se është i shqetësuar nga gjitha kjo që ka ndodhur.

Ai ka theksuar se deri të shkarkimi ka ardhur pas raportimeve që Gjykata Themelore në Pejë e kishte dënuar për lëndim të lehtë trupor ndaj gruas së tij. Gashi shtoi se rasti kishte ndodhur gjashtë vite më parë dhe se nuk është në dijeni pse u riaktualizua tash në këtë kohë.

“Po, është e vërtetë. Unë jam liru prej detyrës. Dyshoj që krejt kjo është ba një fushatë speciale kundër meje. Ishalla ata që ja kanë arrit një qëllimi të tillë, ishalla po gëzohen. Unë krejt atyne, edhe dushmanëve ju uroj me pasë jetë të lumtur në familje. Me kanë të kënaqun edhe në familjen e tyre, po unë ata që më kanë përjashtu prej une me këtë lajmin që e kanë nxjerrë… Katër fëmijë i kam lënë pa bukë. Për momentin jam i prekur dhe i shqetësun. Po mundohem me reflektu edhe me vetën. Fajin kërkush nuk mundet me e arsyetu, secili le te mban përgjegjësinë e vet. Pse bash qitash, pyetja është pse bash qitash – një seancë e mbyllur përpara gjashtë vitesh, një problem familjar që e kam pasë me shoqen – pse bash qitash u hap edhe u çel bash qitash kur i kam dy padi që jam tu i shqyrtu, njërën kundër BIK-ut, tjetrën një padi për shpifje që ma ka bë Enes Goga. Qit muj dy herë e kam vizitu Gjykatën e Pejës. Kujna po i shërben me këtë lajm. Unë i kam rikuperu krejt problemet që më kanë ndodh me bashkëshorten. Kryetari i Kuvendit ka qenë në një udhëtim, i nxanë me punë të tij, unë kam kontaktu me shefin tem që është përgjegjës për neve këshilltarëve edhe i kem sqaru çështjet, sot jam liru prej detyrës çka me bë tash”, ka deklaruar ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

11 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

13 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

14 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

16 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

16 orë ago