Mbështetësit e dy koalicioneve, të Frontit Demokratik dhe Demokratëve, po protestojnë kundër formimit të qeverisë së pakicës, të paralajmëruar nga URA në krye me Dritan Aboziqin.
Në protestën para Televizionit Publik të Malit të Zi u dëgjuan thirrje kundër Zv/Kryeministrit Dritan Abazoviq, i cili ishte i ftuar në një emision të këtij televizioni dhe për disa momente u takua me protestuesit. Protestuesit e quajtën zotin Abazoviq “tradhtar” dhe “të shitur” duke theksuar se “propozimi i URA-së të Dritan Abazoviqit për formimin e qeverisë së pakicës është një përmbysje e drejtpërdrejtë e vullnetit elektoral”. Përpos thirrjeve të tilla, nga protestuesit u dëgjuan edhe fyerje ndaj shqiptarëve, siç është shprehja “Šiptar“ (Shiptar).
Të hënën në Podgoricë Lëvizja Qytetare “URA” së bashku me Lidhjen Qytetare “Civis” propozuan modelin e një qeverisjeje të pakicës.
Sipas kreut të Lëvizjes Qytetare URA, i cili është njëkohësisht edhe Zv/Kryeministër në këtë qeveri Dritan Abazoviq, nuk do të kishte vend për Frontin Demokratik që cilësohet parti proserbe dhe proruse por as për DPS-në e presidentit aktual Milo Djukanovic, e cila ishte më shumë se 3 dekada në pushtet në Malin e Zi.
Në zgjedhjet e fundit parlamentare ishte koalicioni i URA-së së Dritan Abazoviqit ai i cili iu bashkua dy koalicioneve tjera më të mëdha, Frontit Demokratik dhe Demokratëve, me çka u dërgua në opozitë DPS-ja e Djukanovic-it pas 30 vjet në pushtet. Atëherë Abazoviqi u quajt hero e shpëtimtar, ndërsa tash tradhtarë e “Šiptar“. /MALESIA.ORG/
Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…
Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…