LAJME

Dritan Dajti letër drejtorit të burgut të Peqinit: Nis procedurat e lirimit, dënimin e mbylla më 4 korrik! Pak ditë më parë Gjykata e Lartë i riktheu ‘burgun përjetë’

Dritan Dajti i kërkon drejtorit të burgut të Peqinit të kryejë procedurat e lirimit pasi thotë se në 4 korrik 2024 ka përfunduar ekzekutimi i vendimit të dënimit me 25 vite burg.

Ndërkohë në kërkesën e tij Dajti nuk përmend vendimin e Gjykatës së Lartë marrë pak ditë më parë që zhbëri vendimin e Apelit që e dënonte me 25 vite burg dhe riktheu dënimin e tij me burg përjetë.

Ai është fajtor për vrasjen e efektivëve Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani, ngjarje e shënuar më 7 gusht të vitit 2009, në Durrës, gjatë një operacioni për arrestimin e tij.

Lirimin e tij Dajti e mbështet në tre argumente.

Me 30 Prill 2024, Gjykata e Elbasanit me vendim Nr.739/13-2024-2032, ka vendosur uljen e denimit per te denuarin Dritan Dajti ne masen 43 dite.

Ne faqen 2 te ketij vendimi, ne Kapitullin II, thuhet:

Së pari, me vendimin Nr.1108/13-2020-2020, datë 11.05.2020 Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan ka vendosur bashkimin e dënimeve të dhëna për të dënuarin Dritan Dajti, në një denim të vetëm me 25 (njëzet e pesë) vite burgim; konkretisht bashkimin e denimit me 25 vjet burgim dhene me vendimin Nr.13, datë 08.02.2019 të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, me denimin 23 vjet burgim dhene me Vendimin Nr.146 Akti date 17.03.2006, te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane. Ky vendim ka marrë formë të prerë pa u ankimuar nga palët, me datë 26.05.2020.

Së dyti, nga përmbajtja e shkresës “Dinamika e vuajtjes së dënimit për të dënuarin” rezulton se nga data e arrestimit, datë 07.08.2009, deri më datë 30.04.2024 i dënuari ka vuajtur gjithësej 24 (njëzet e katër) vjet, 8 (tete) muaj e 13 (trembëdhjetë) ditë.

Related Post

Sa siper, Kerkesa per leshimin e urdherit per kryerjen e procedures se lirimit te te denuarit Dritan Dajti lidhet drejtepersedrejti me detyrimin ligjor qe ka Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Peqin, per te zbatuar Vendimin Nr.739/13-2024-2032, date 30.04.2024, te Gjykates se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Elbasan, e cila ka vendosur uljen e denimit per Dritan Dajtin ne masen 43 dite.

Ky vendim ka marre forme te prere sot ne daten 04.07.2024, dite kur sipas llogaritjeve dhe vleresimit te deklaruar nga vete gjykata ne kete vendim, Dritan Dajti perfundon kryerjen e denimit me 25 vjet burgim.

Në kërkesën që mban dhe emrin e avokatit Alban Kapxhiu, Dritan Dajti i kërkon drejtorit të burgut të Peqinit Florenc Doka, lëshimin e urdhrit për kryerjen e procedures së lirimit te te denuarit Dritan Hasan Dajti, per shkak se ai  ne date 04.07.2024, përfundon ekzekutimin e vendimit të dënimit me 25 vjet burgim.

Më 11 qershor 2024, Gjykata e Lartë  pranoi rekursin e ish Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të rrëzuar vendimin e gjykatës së Apelit dhe të linte në fuqi dënimin burg për jetë për Dritan Dajtin

Lajmi ne perditesim…

 

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Netanyahu: Ka akoma, regjimi nuk e di se çfarë e ka goditur

Duke iu drejtuar popullit iranian drejtpërdrejt, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i bëri thirrje civilëve të…

10 orë ago

Irani kundërpërgjigjet me 100 raketa në Tel Aviv, shpërthime në Jerusalem

Izraeli vijon sulmet ndaj bazave ushtarake dhe bërthamore të Iranit. Mediat raportojnë se Izraeli ka goditur…

13 orë ago

Izraeli nis një valë të re sulmesh ndaj Iranit

Ushtria izraelite thotë se “vazhdon të godasë” objektivat ushtarake iraniane pasi kreu një valë sulmesh…

14 orë ago

Sulmi izraelit, Irani thërret ambasadoren zvicerane për të paralajmëruar SHBA-në

Irani ka thirrur ambasadoren e Zvicrës në Teheran, Nadine Lozano, për t’i dorëzuar një paralajmërim…

16 orë ago

“U mblodhën në takim”, Izraeli thotë se i mashtroi komandantët iranianë dhe i goditi

Izraeli ka deklaruar se ka arritur të mashtrojë komandantët kryesorë të forcës ajrore iraniane që…

16 orë ago

Sulmi preçiz izraelit, predha hyn direkt në dhomën e gjumit dhe vr*t komandantin Iranian

Një faqe e cila identifikohet me shërbimin e spiunazhit Mossad, ka publikuar në TikTok pamje…

16 orë ago