POLITIKE

Dritani i Qeverisë proserbe krah krerëve të Kishës Serbe që sot kënduan “kur ushtria të kthehet në Kosovë”

Dritan Abazoviqi e ka përkrahur shefin e tij proserb në qasjen ndaj protestave të qytetarëve malazezë kundër shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Cetinje. Derisa malazezët që kundërshtojnë ndikimin serb dhe mbrojnë identitetin e tyre kombëtar protestonin, brenda Manastirit në Cetinje po mbahej ceremonia ku, ndër të tjera, po këndohej “kur ushtria të kthehet në Kosovë”.

Para kësaj ceremonie, dolën pamjet ku Abazoviqi ishte takuar me krerët e Kishës Serbe, për t’u koordinuar.

Dritan Abazoviq, partner dhe zëvendës i kryeministrit malazez, Zdravko Krivokapiq, që vjen nga linja politike proserbe, ka qenë kundër prostestave para Manastirit të Cetinjes, ku kundërshtohej shugurimi i kreut të ri të Kishës Ortodokse Serbe, në qytetin që dikur ishte kryeqendra e malazezëve.

Dritan Abazoviq është shqiptari me detyrën më të lartë shtetërore. Ai është zëvendëskryeministër në qeverinë më proserbe të Malit të Zi, në 30 vjetët e fundit.

Sot, zëvendëskryeministri Dritan Abazovic , drejtori i administratës policore Zoran Brdjanin dhe metropoliti Joanikije u fotografuan në një hotel në Podgoricë

Mali i Zi këto ditë është përballur më trazira, pasi protestuesit kundërshtonin që ceremonia e shugurimit të kreut të ri të Kishës Ortodokse Serbe të bëhej në qytetin e Cetinjes. Këta protestues kanë kundërshtuar ndikimin dhe fuqinë serbe në Mal të Zi, duke mbrojtur identitetin e tyre shtetëror, të ndarë prej Serbisë.

Mirëpo, këto protesta, Abazoviq i ka konsideruar të shtyra politikisht nga presidenti Milo Gjukanoviq, i linjës properëndimore. Para dy ditësh, Abazoviq ka thënë se deputetë të partisë Socialdemokratike kanë për qëllim rritjen e tensioneve, e jo sigurinë e qytetarëve, kur u kërkua anulimi i ceremonisë së shugurimit në Manastirin e Cetinjes.

Në media është publikuar një fotografi nga Podgorica, ku shihet zv.kryeministri Abazoviq me krerë të Kishës Serbe.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

8 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

18 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

22 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

22 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago