Edhe Bajram Begaj, njeriu i pëzgjedhur për president të ri nga mazhoranca, e ka një dritëhije. Jo vetëm nga “sëmundja” e lashtë akuzatore nga e cila vuan opozita, ai, me gjuhë tipike berishiste por nga Berisha, u akuzua si njeri që i emëruar nga mafia e pronareve të ushtrisë. Këtë e tha anti-berishisti Alibeaj, menjëherë sapo emri i tij u shpall nga Rama si pasues i Metës në Presidencë.
Por a ka diçka të vërtetë në këtë?
Siç raporton Euronews Albania, SPAK është duke kryer verifikim për disa zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes, ndër ta edhe Shefin e Shtabit Bajram Begaj, të cilët janë kallëzuar nga ish-zëvendëskomandanti i forcës detare Artur Meçollari për shpërdorim detyre mbi tjetërsimin e bazave ushtarake të cilat ndodhen në bregdet.
Përveç Begajt, Meçollari ka paditur për bazën e Shëngjinit edhe Ilir Xhebexhian, ish-komandant i Forcës Detare dhe Altin Kurtin, ish-komandant i Policisë Ushtarake.
Ndërsa për bazën e Sarandës, e kallëzuar është ish-Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
SPAK, sipas një informacioni të kërkuar nga Meçollari, është duke kryer verifikime për rastin, shkruan kështu Euronews Albania.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…