Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka shpjeguar në emisionin Pressing në T7 pse ai dhe zëvendëskryeministrja Albulena Balaj Halimi, ndërruan vendet e tyre në të dyja mbledhjet e Qeverisë.
Ky ndërrim i karrigeve u vërejt dhe u bë lajm në medie.
Kështu e komenton Selmanaj këtë ndërrim të karrigeve në kabinetin qeveritar.
‘’Nuk e shoh si lajm nuk ndodhi asgjë fillimisht u ulë zonja zëvendëskryeministre aty dhe më tepër ishte çështje respekti reciprok. Për shkak të çështjeve praktike funksionale ndërruam vendet’’, thotë ai.
‘’Ndodhi më shumë për shkaqe kurtuazie’’, shpjegon ai.