FOTO&VIDEO

Nga predha antitank, te snajperi, atentati i tretë kundër Ardian Çapjas

Atentati i së hënës ndaj Ardian Çapjas në Elbasan ishte i treti në radhën e atentateve kundër tij gjatë 5 viteve të fundit.

Përpjekja e parë për eliminimin fizik të anëtarit të familjes së dyshuar për lidhje me botën e krimit, u shënua në gusht 2017.

Banesa e tij u qëllua me një predhë antitank, e cila nuk shpërtheu duke mos e vënë në rrezik jetët e tij. Atentati tjetër ndodhi brenda të njëjtit vit. Disa muaj më vonë, ai ishte para banesës kur ndaj tij u hap zjarr me breshëri automatike. Ardian Capja mori plagë të lehtë.

Autorët qëlluan nga një mjet në lëvizje, që për maskim kishte targa të falsifikuara dhe i ngjashëm me mjetin e një fqinjit të tij.

Ardian Çapja është vëllai i Sokol Çapjas, i ekzekutuar në vitin 2005, ngjarje që shënoi fillesën e një kalvari përplasjesh ndër vite, të shoqëruara me atentate, viktima dhe ngjarje kriminale të mbetura pa autor.

Vrasja e Sokol Çapjas ndodhi pas konfliktit të tij me ish-kreun e qarkullimit rrugor të Elbasanit, Fadil Mema. Ngjarjet kriminale në vijim morën jetë nga të dy fiset, ndër të tjera të vetë ish-policit Mema në Itali në mars 2015 dhe Agron Çapjas e dy të tjerëve në shkurt 2016 në Elbasan.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Temperaturat e larta ‘alarmojnë’ Evropën

Alarmet janë ngritur gjithashtu në Spanjë, Zvicër, Itali dhe vende të tjera të Evropës Perëndimore,…

2 orë ago
  • SPORT

Rast historik në Botëror: Futbollisti përjashtohet me karton të kuq sepse e mbuloi gojën gjatë një debati

Një episod i pazakontë ka ndodhur në ndeshjen mes Paraguait dhe Turqisë në Kupën e…

22 orë ago
  • SPORT

Paraguai eliminon Turqinë nga Kupa e Botës

Kombëtarja e Turqisë ka zhgënjyer sërish në Kupën e Botës 2026, duke u eliminuar nga…

23 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet përplasja Trump-Meloni: Nuk e dua as si fanse, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

Tensionet mes presidentit amerikan Donald Trump dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni janë përshkallëzuar pas një…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Presidenti hungarez nënshkroi ligjin, Orban nuk mund të bëhet më kurrë kryeministër

Presidenti i Hungarisë, Tamas Sulyok ka nënshkruar ndryshimin kushtetues që vendos kufizim të mandatit për…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Hapet linja direkte Tiranë-Toronto

Kryeministri i vendit, Edi Rama, në Rinas në ceremoninë inauguruese të fluturimit të parë Tiranë-Toronto.…

2 ditë ago