Dronët ‘vënë’ në pranga dy persona në Shkodër për kultivim të kanabisit

Dy persona janë vënë në pranga këtë të hënë në Shkodër, në kuadër të operacionit policor të koduar “Gimaj”.

Shtetasit E. D., 25 vjeç dhe M. N., 23 vjeç, u arrestuan pasi kishin kultivuar kanabis në vendin e quajtur “Pylli i Staneve të Gakut”, në fshattin Gimaj.

Kontrollet e imtësishme të territorit nga policia u zhvilluan nga toka dhe nga ajri, duke përdorur edhe dronë.

Ndërsa, u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i një arme zjarri automatik dhe municioni luftarak.

Forcat e policisë po vijojnë punën për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe identifikimin e kapjen e personave të tjerë të përfshirë në të.

LEXONI GJITHASHTU