Droni turk Bayraktar, i cili u ble nga Lituania për Ukrainën, ka kryer aksionet e para kundër forcave ruse.
Droni tashmë është përdorur për zbulim dhe së fundmi ka arritur të shkatërrojë dy ekuipazhe artilerie të ushtrisë ruse.
Video u publikua në Twitter nga gazetari lituanez, Andrius Tapinas, i cili ishte mbledhësi i fondeve për blerjen e “Bayraktar TB2” që i dedikohej forcave të armatosura ukrainase.
“Vrasja e parë nga lituani Bayraktar Vanagas!!! Konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës”, ka shkruar gazetari në Twitter.
Kujtojmë se lituanezët ishin në gjendje të mblidhnin më shumë se pesë milionë euro brenda pak ditësh për të blerë një dron turk, por Baykar vendosi ta dhuronte dronin.
UAV mbërriti në Lituani më 4 korrik, ku u emërua Vaganas. Katër ditë më vonë, Bayraktar TB2 zbarkoi në Ukrainë. /Telegrafi
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë gjithë fushën iraniane të gazit…
Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…
Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…
Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…