Dua Lipa hyn në Librin e Rekordeve

“Dua ta ndryshoj lojën”, këndon Dua Lipa në hitin e saj të vitit 2020 “Future Nostalgia”. Kjo fjali u bë e vërtetë kur këngëtarja vendosi rekord botëror për më së shumti bileta të shitura për koncertin e transmetuar direkt online nga një këngëtare (për vitin aktual). Për koncertin e saj u shitën plot 284 mijë bileta.

Biletat u shitën për koncertin “Studio 2054”, si simbol i klubit të famshëm të natës në Manhattan “Studio 54”.

Ngjarja që theu rekordin u transmetua direkt nga një klub nate në Londër të Britanisë së Madhe.

Në koncert u interpretua albumi i dytë i këngëtares “Future Nostalgia”, që u lansua më 27 mars 2020, dhe u hap me këngën me titullin e njëjtë.

Albumi i dytë i këngëtares u përcoll me një remiks, “Club Future Nostalgia”, i lansuar në gusht të po atij viti dhe me versionin e veçantë të “Future Nostalgia (Moonlight Edition)”.

“Studio 2054” u mbajt më 27 nëntor 2020 dhe u nda në katër akte.

Falë natyrës online, koncerti u transmetua në gjithë botën dhe nuk pati asnjë pengesë.

Arsyeja prapa koncertit për transmetin online, ishin masat e izolimit kundër COVID-19.

Fansat e patën më të lehtë të shijojnë albumin e ri dhe performancën e saj, teksa qëndronin në shtëpi.

Pavarësisht shitjes së 284 mijë biletave, njoftimi zyrtar ishte që koncerti ka marrë mbi pesë milionë shikime.

Shtetet nga e gjithë bota e përcollën koncertin, me Kinën që regjistroi plot 1.9 milionë hyrje e 95 mijë ishin nga India.

Në përgjithësi, “Studio 2054” preku 150 shtete në gjithë botën.

Koncerti atë kohë pati edhe mysafirë specialë, përfshirë yllin botëror Elton John.

Kërkesat për ta dëgjuar koncertin vazhduan edhe disa ditë pas transmetimit direkt, duke ngritur ende të hyrat.

Ylli me prejardhje nga Kosova mban rekordin edhe si këngëtarja me më së shumti dëgjime në platformën “Spotify”, me rreth 65 milionë dëgjues në muaj.

Teksa Lipa mban rekordin për këngëtaret me më së shumti bileta të shitura për një ngjarje online, grupi BTS nga Koreja Jugore i prin listës me 756 mijë bileta të shitura.

Louis Tomlin mban rekordin për më së shumti bileta të shitura për një koncert të një këngëtari (për vitin aktual).