LAJME

Dua Lipa në kopertinën e revistës “Time” si një nga 100 njerëzit më influencues të vitit

Dua Lipa, ylli shqiptar që njihet në mbarë botën, ka shënuar një tjetër moment historik në karrierën e saj profesionale. Ajo ka zbukuruar kopertinën e revistës prestigjoze “Time” duke u vlerësuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë.

Deri më tani pesë nga këngët e Duas janë ngjitur në Top 10 të Billboard-it në SHBA, ndërsa vitin e kaluar ajo mori pjesë në një nga filmat më të komentuar, “Barbie”, ku këngëtarja luajti rolin e një sirene dhe këndoi një nga këngët më të rëndësishme nga kolona e saj zanore. Më pas ajo u shfaq edhe në filmin Argylle, ndërsa aktualisht po publikon këngët nga albumi i saj i tretë radhazi, i titulluar Radical Optimism. Dua tha ndër të tjera se qysh prej fëmijërisë, ajo ka shkruar gjërat që ka ëndërruar për veten.

“Që kur kam qenë fëmijë, kam shënuar gjërat që kam ëndërruar për vetën time. Gjithnjë kam planifikuar më përpara. Edhe pse lindin surpriza rrugës, unë i vlerësoj në këtë moment, gjithmonë kam një objektiv afatgjatë”.

Ajo foli gjerësisht për Kosovën, duke theksuar se është ndër popullsitë që ka moshën më të re në Europë. “Mundësia për të udhëtuar lirisht është shumë e rëndësishme. Ne kemi qenë fëmijë me ëndrra dhe shpresa të mëdha dhe donim të udhëtonim rreth e qark botës dhe të eksploronim. Ata duan të përparojnë, të rriten dhe të shpresojnë se mund të dëgjohen në mënyra të tjera. Tani që pasaporta e tyre ka vlerë është diçka shumë e mirë”. Dua shtoi se kur flitet për Kosovën, nuk ka dëshirë t’i referohen si një vendi që ka përjetuar luftën, por është shumë më tepër. “Kur unë dhe im atë bëjmë festivalin në Prishtinë, sjellim njerëzit nga e gjithë bota dhe ata vijnë dhe shohin që gjërat janë ndryshe nga

Ylli i popit gjatë intervistës për TIME foli për albumin e saj të ri, fëmijërinë e saj në Kosovë dhe fuqinë e manifestimit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

13 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

16 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

16 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

18 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

18 orë ago