Dua Lipa përsërit: Rinia e Kosovës meriton liberalizimin e vizave

Këngëtarja botërore Dua Lipa ka thënë se është nder dhe privilegj ta përfaqësojë Kosovën në të gjithë botën, pasi mori titullin “Ambasadore Nderi” nga presidentja Vjosa Osmani të premten.

Dua Lipa përmes një postimi në Instagram bëri thirrje edhe një herë, ashtu si në konferencën për shtyp të enjten, që rinia e Kosovës e meriton ta ketë liberalizimin e vizave. Thirrja për liberalizim është moto për edicionin e sivjetmë të “Sunny Hill Festival”, që organizohet në Prishtinë nga familja Lipa.

“Dje pasdite mora titullin Ambasadore Nderi e Kosovës nga presidentja jonë Vjosa Osmani. Është nder dhe privilegj të jem në gjendje të përfaqësoj vendin tim në të gjithë botën dhe të vazhdoj punën dhe përpjekjet e mia globalisht për të lënë shenjë dhe të bëjmë një ndryshim. Rinia e Kosovës meriton të drejtën e liberalizimit të vizave, lirinë për të udhëtuar dhe për ëndrra të mëdha”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Instagram që numëron mbi 85 milionë ndjekës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)