Këngëtarja me famë ndërkombëtare Dua Lipa së fundmi është shfaqur me barkun e rrumbullakosur, në një video të publikuar në llogarinë e saj në Instagram.
Pamjet e publikuara vijnë nga prapaskenat e xhirimeve për një reklamë, për kompaninë e automjeteve, “Porsche”.
Në video, Dua duket teksa shëtit me barkun e madh, duke i befasuar të gjithë sikur të ishte shtatzënë.
Por, kur e pyesin, ajo me humor përgjigjet: “Shumë tacos”.
Aktualisht, artistja ndodhet në Prishtinë ku edhe po mbahet nata e parë e festivalit “Sunny Hill Festival”.